Rregulla më të ashpra për trotinete elektrikë, qytetarët japin mbështetje

Rregulla më të ashpra për trotinete elektrikë, qytetarët japin mbështetje

Qytetarët mirëpresin ndryshimet ligjore, që parashohin masa më të rrepta për përdoruesit e trotineteve elektrikë. Ata thonë se ky mjet transporti është shumë i rrezikshëm dhe madje sipas tyre nevojiten masa edhe më rigoroze në këtë drejtim.“Këto ndryshime dhe vendime janë në rregull sepse jeta e njeriut nuk ka çmim.

Vërehet se fëmijë shumë të vegjël vozisin shumë shpejt dhe më së shpeshti janë nga 2 dhe tre në trotinet. Dhe për fat të keq edhe prindërit e bëjnë një gjë të tillë, vozisin fëmijë me trotinet, gjë që nuk është e sigurt….Vlerësoj se secili duhet t’i respektojë.

”“ Është rrezik, me të vërtetë rrezik është, duhet pasur shumë kujdes, shpejtësia të jetë në minimum, më e ulët, edhe shumë me kujdes të drejtohet…Do të jetë mirë të bëhet kufizimi i shpejtësisë dhe kujdes, vozitësit duhet të jenë shumë të kujdesshëm” tha një qytetar.“Për merak është, më mirë shëndetin…Po shumë janë të rrezikshëm i thyen hundët menjëherë.-Domethënë ju i mirëprisni ndryshimet ligjore– Po si jo, ja në Shqipëri i kanë hequr” – u shpreh një qytetar.“Sipas meje personalisht, duhet tërësisht të ndalohen.

Por kur veçmë i vozisin, jo kufizim 20 kilometra në orë, siç parasheh ligjvënësi, sepse për automjetet në nivel botëror jastëkët mbrojtës bëhen që të durojnë goditje deri në 5 kilometra në orë, e ata japin 20, pra të lëndon.

Maksimumi 6-7 kilometra në orë.” – qytetar.Me ndryshimet ligjore ndalohet përdorimi i trotineteve nga personat nën 18 vjeç, kufizohet shpejtësia në maksimum 20 kilometra në orë dhe ndalohet vozitja e dy personave në një trotinet, njëkohësisht.

Sipas ndryshimeve ligjore, përskaj gjobës së shqiptuar parashihet edhe konfiskim i përkohshëm i mjetit, për ngasësit e mitur, ata që e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar, rastet kur drejtuesi transporton një person tjetër, apo e drejton trotinetin nën ndikim të alkoolit.

Sipas ligjit të ri, trotinetet doemos duhet të lëvizin në korsitë e biçikletave ndërsa kur të njëjtat nuk ekzistojnë, duhet të lëvizë në trotuar por jo më shpejtë se 6km/h, pra kjo do të thotë se duhet të shtyjë trotinetin dhe jo ta ngasë. Ngasësi duhet doemos të zbresë nga trotineti kur kalon rrugën në vizë bardha.

Ndalohet ngasja pa duar dhe ngasja me një rrotë ndërsa e ndaluar është edhe ngjitja për ndonjë makinë tjetër. Gjobat për këto shkelje nga 50 rriten në 100 euro. Për ngasje nën ndikim të alkooli gjoba do të jetë 275 euro dhe konfiskim i mjetit. Për prindërit e fëmijëve nën 18 vjeç, gjoba do të jetë 225 euro ndërsa mjeti gjithashtu konfiskohet për 30 ditë.

Sipas informacioneve te publikuara nga Telegrafi, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Telegrafi

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara