Zulfaj për fondet e BE-së: Nëse nuk kemi institucione, i humbim edhe 100 milionë euro

Zulfaj për fondet e BE-së: Nëse nuk kemi institucione, i humbim edhe 100 milionë euro

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka paralajmëruar se funksionalizimi i shpejtë i institucioneve të Republikës është vendimtar për përfitimin e fondeve nga Plani i Rritjes, duke konfirmuar se vendi tashmë ka humbur mbi 40 milionë euro për shkak të vonesave në zbatimin e reformave.

Në emisionin “Intervista e Javës” në KosovaPress, ai… Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka paralajmëruar se funksionalizimi i shpejtë i institucioneve të Republikës është vendimtar për përfitimin e fondeve nga Plani i Rritjes, duke konfirmuar se vendi tashmë ka humbur mbi 40 milionë euro për shkak të vonesave në zbatimin e reformave.

Në emisionin “Intervista e Javës” në KosovaPress, ai tha se Kosova do ta dorëzojë më 15 korrik raportin e parë mbi zbatimin e Agjendës së Reformave (që përmban 111 hapa) në bazë të së cilës pritet të kërkojë lirimin e më shumë se 100 milionë eurove që i takojnë nga Plani i Rritjes.

Pas dorëzimit të raportit, Komisioni Evropian do të ketë tre muaj kohë për të verifikuar nëse reformat janë zbatuar sipas kritereve të dakorduara, e më pas do të vendosë për disbursimin e fondeve. Zulfaj theksoi se mjetet financiare nuk transferohen automatikisht, por lidhen drejtpërdrejt me përmbushjen e secilit obligim të marrë nga Kosova në kuadër të Planit të Rritjes.

“Ne, me Planin e Rritjes do të duhej që çdo gjashtë muaj, të dërgojmë një raport tek Bashkimi Evropian, për progresin në agjendën e reformave. Agjenda e reformave i ka 111 hapa, të cilat janë vendosur nga institucionet tona si reforma…Ne deri më 30 qershor, rezulton që i kemi përmbushur 18 hapa. Nga këto 18 hapa do të shohim se cili do të jetë vlerësimi i Komisionit.

Më 15 korrik ne do ta dërgojmë raportin bashkë me evidencën e përfundimit të hapave.

Bashkimi Evropian ka tre muaj në dispozicion për të bërë vlerësimin e raportit tonë, bashkë me evidencën që e bashkëngjitim, për të vlerësuar nëse kështu qëndron siç kemi raportuar ne, dhe në momentin që konstatohet pozitivisht secili hap që është arritur, atëherë secili hap e ka një shumë të fondeve që duhet të jetë mbi 100 milionë euro fatura, le të themi, për lirimin e fondeve që ne do ta kërkojmë në këtë fazë.

Sigurisht që do të ishte shumë më shumë sikur të hynte në fuqi marrëveshja më herët, edhe sikur të kishim një Kuvend i cili funksionon”, deklaroi ai. Zulfaj vlerësoi se vonesat e shkaktuara nga kriza politike e muajve të fundit kanë ndikuar drejtpërdrejt në ritmin e reformave.

Sipas informacioneve te publikuara nga Lajmi.net, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Lajmi.net

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara