250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së bashkon në Cyrih elitën e biznesit, sportit dhe diplomacisë, me pjesëmarrje edhe të sipërmarrësve shqiptaro-zviceranë

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së bashkon në Cyrih elitën e biznesit, sportit dhe diplomacisë, me pjesëmarrje edhe të sipërmarrësve shqiptaro-zviceranë

Ashtu si në aktivitetet e mëparshme të SBN-së, edhe kësaj radhe nuk mungoi përfaqësimi i suksesshëm i komunitetit shqiptaro-zviceran. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Mentor Latif, ndërmarrësit Gëzim Hasani, CEO i smzh AG, si dhe Esat Lika, CEO i Lika Group.

The post 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së bashkon në Cyrih elitën e biznesit, sportit dhe diplomacisë, me pjesëmarrje edhe të sipërmarrësve shqiptaro-zviceranë appeared first on Albinfo. Personalitete nga bota e biznesit, diplomacisë dhe sportit u mblodhën në Cyrih, në një ngjarje e organizuar nga Sport Business Network (SBN) në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Zvicër.

Takimi u organizua për të shënuar 250-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, partneritetin e gjatë mes Zvicrës dhe SHBA-së, si dhe rrugëtimin drejt Kampionatit Botëror FIFA 2026, që po zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Në panelin kryesor morën pjesë Gary Nagle, CEO i Glencore, kampionia olimpike zvicerane Corinne Suter dhe ish-ndihmëstrajneri i kombëtares së Zvicrës, Giorgio Contini, të cilët diskutuan mbi lidershipin, biznesin dhe sportin. Në mesin e mysafirëve të nderit ishte edhe Callista L. Gingrich, ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Zvicër dhe Lihtenshtajn, si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi.

Pjesë e eventit ishte edhe ish-piloti i Formula 1, Nick Heidfeld, së bashku me personalitete të shumta nga bota e sportit dhe ekonomisë. Ashtu si në aktivitetet e mëparshme të SBN-së, edhe kësaj radhe nuk mungoi përfaqësimi i suksesshëm i komunitetit shqiptaro-zviceran. Në mesin e të pranishmëve ishin Gëzim Hasani, CEO i smzh AG, si dhe Esat Lika, CEO i Lika Group.

Gëzim Hasani, CEO i smzh AG, si dhe Esat Lika, CEO i Lika Group Sport Business Network, i themeluar nga sipërmarrësi shqiptaro-zviceran Besfort Bilalli, vazhdon të konsolidohet si një platformë që lidh liderët e sportit, biznesit dhe institucioneve, duke krijuar hapësira për rrjetëzim, shkëmbim përvojash dhe bashkëpunime ndërkombëtare.

Besfort Bilalli – SBN Ngjarja konfirmoi edhe një herë rolin e SBN-së si një nga platformat më prestigjioze të networking-ut në Zvicër, ku marrin pjesë figura të rëndësishme nga ekonomia, diplomacia dhe sporti, ndërsa prania e sipërmarrësve shqiptaro-zviceranë dëshmon pozicionin gjithnjë e më të rëndësishëm të diasporës shqiptare në këto rrjete elitare.

View this post on Instagram A post shared by Besfort Biljali (@besfortbiljali) The post 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së bashkon në Cyrih elitën e biznesit, sportit dhe diplomacisë, me pjesëmarrje edhe të sipërmarrësve shqiptaro-zviceranë appeared first on Albinfo.

Sipas informacioneve te publikuara nga Albinfo, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Albinfo

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara