Pas përfundimit të Karnevalit Golden Eagle 2026, pronari i Frutex, Shaqir Palushi, ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e ngjarjes së madhe festive në Suharekë.
Përmes një postimi publik, Palushi ka falënderuar Policinë e Kosovës, ekipet e emergjencës, shërbimet e mirëmbajtjes, artistët dhe grupet artistike, mediat, ekipin e Frutex, si dhe të gjithë qytetarët që ishin pjesë e këtij organizimi.
Ai ka vlerësuar se suksesi i Karnevalit Golden Eagle nuk do të ishte i mundur pa angazhimin dhe mbështetjen e institucioneve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve.
Palushi ka veçuar përkrahjen e qytetarëve të Suharekës, të Kosovës dhe shqiptarëve nga të gjitha trojet, duke i cilësuar ata si pjesën më të rëndësishme të kësaj ngjarjeje.
“Faleminderit dhe mbi të gjitha, faleminderit qytetarëve të Suharekës, të Kosovës dhe shqiptarëve nga të gjitha trojet”, ka shkruar Palushi.
Karnevali Golden Eagle për dy ditë e shndërroi Suharekën në qendër të muzikës, kulturës dhe argëtimit, duke mbledhur mijëra pjesëmarrës nga vende të ndryshme.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Suhareka
Rrahje mes babait, djemve dhe xhaxhait në Reçan të Suharekës
Lajme
Alarm fals për bomb në Prishtinë/ Policia bllokon për disa orë stacionin e urbaneve në kryeqytet
Sporti
Lorina largohet nga Klan Kosova: Përfundon angazhimin si moderatore
Suharekë
Ekskluzive | Therje me thikë në Budakovë të Suharekës
Lajme
Kurti: Vullnetit të popullit për anëtarësim, BE-ja duhet t’i përgjigjet me vullnet të ndërsjellë për pranim (Zyrtare)
Lajme
“Më prit se tani do të vij të vras ty dhe familjen tënde”- Rrahje e kërcënim, si ndodhi vrasja në Ferizaj?

