Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Si e parashikoi Albena Reshtaj një muaj më herët helmimin e qytetarëve në Deçan?

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj e kishte parashikuar qysh një muaj më parë helmimin e qytetarëve në Komunën e Deçanit.

Kjo sepse një rast i njëjtë kishte ndodhur në disa fshatra të Komunës së Pejës, shkruan Gazeta Infokus.Mirëpo sipas Reshitajt në atë kohë askush nuk i dha asaj vëmendje për këtë rast.

E edhe në Pejë dyshohej që qytetarët u helmuan nga uji.

Vlen të theksohet senë këto dy komuna ky ujë menaxhohet nga kompania e njejtë që është “KRU Hidrodrini” .

“Më shqetëson fakti pse duhet gjithmonë vetëm kur ballafaqohemi si vend me pasoja të mëdha të vetëdijësohen institucionet përgjegjëse për rëndësinë e mbrojtjes dhe tek atëherë fillohet me analiza si të merremi me parandalimin. Të dashur qytetarë këtë përkeqësim të situatës e kam paraparë para një muaji kur ndodhi rasti me helmimin e banorëve të 4 fshatrave të Pejës, me disa nga të cilët kam qenë në kontakt të vazhdueshëm”, ka thënë ajo.

Gazeta Infokus ka raportuar për këto dy raste ku qytetarët madje kishin edhe simptomat e njëjta.

Ajo këtë çështje e kishte ngritur edhe në Javën e Zhvillimit Qëndrueshëm para 3 jave duke venë theksin që helmimi i banoreve të atyre fshatrave me dyshimet në ujin e pishëm do të duhej të ngritje në alarm shtetëror.v

Madje Reshitaj thotë se në rast që Institucionet e vendit do të kishin marrë masa nuk do të ishte gjendja e tanishme në Deçan.

“Fatkeqësisht sot u desht të kemi me mijëra të helmuar të tjerë që të vetëdijësohen institucionet tona për rëndësinë e situatës. Sikur të ishte analizuar e testuar deri ne fund rasti i parë e do ishte kuptuar etiologjia e helmimit të banorëve të fshatrave të prekura para një muaji me më pak se 100 banorë të helmuar, sot ndoshta s’ do të kishim këtë gjendje kaq të rëndë”, tha mes tjerash ai.

Kështu ajo ka një kërkesë për institucionet e Kosovës.

“Prandaj apeloj në institucione tona përgjegjëse që të veprojnë me kohë e në mënyrë të duhur profesionale deri në zbulimin e shkaktarit të helmimit. Mjaft deri më sot është lënduar besimi qytetarë në mbrojtjen e shëndetit publik.Sa më shumë ngjyrim politik aq më pak qëllim për ta përmirësuar atë”, përfundojë ajo./Gazeta Infokus/

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara