Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Suharekasi Berat Gegaj nderohet në ShBA me “Medaljen e shërbimit të dalluar”

Themeluesi i organizatës jo qeveritare “Kosovo Hope”, shqiptari nga Suhareka, Berat Gegaj, është nderuar me çmimin “Medalja e Shërbimit të Dalluar”, për përkushtimin e tij në evakuimin dhe ndihmën ndaj refugjatëve afganë.

Ai për Albanian Post ka thënë se në ceremoninë e 10 vjetorit të binjakëzimit të Iowas me Kosovën, çmimi i ndarë ishte i papritur për të.

“Jam ndier i nderuar me këtë çmim, që pas 20 vjetëve ne tashmë mund të bashkohemi me amerikanët dhe të jemi bashkë në shpëtimin dhe ndihmën e të tjerëve në nevojë”.

Ai ka thënë se këtë dekoratë e mori nga Senatori amerikan, Zach Nunn, dhe Legjislatura Shtetërore e Iowas.

Senatori amerikan, Zach Nunn

“Senatori Nunn dhe Legjislatura Shtetërore e Iowas, më nderuan me çmimin e lartë “Medalje e Shërbimit të Dalluar”, për përkushtimin tim në shpëtimin, evakuimin, ndihmën për refugjatët nga Afganistani”, ka thënë ai.

Gjatë kësaj ceremonie prezent ishte edhe Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, Delegacioni ushtarak i Iowas dhe Kosovës e të tjerë.

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj

Ndërkaq, Kosova e cila ishte një ndër shtetet që i kishte hapur dyert për strehimin e qytetarëve afganë, të njëjtit institucionet e vendit i vendosën në dy kampe.

Afganët ishin dhe vazhdojnë të jenë të mbyllur në kampin ushtarak amerikan Bondsteel dhe në kampin tjetër afër tij i njohur si kampi ndërtimor Bechtel-Enka.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), më pesë nëntor ka bërë të ditur përmes rrjetit social Twitter se rreth 100 afganë që ishin strehuar në Kosovë tashmë janë nisur drejt SHBA-së.

Afganet gjatë largimit të tyre nga Kosova.

Ndërkohë, mbi 500 shtetas afganë të cilët ishin strehuar në Kosovë përgjatë muajve të fundit, më 27 tetor janë larguar në drejtim të SHBA-ve.

Ky eksod i tyre ndodhi pasi talebanët morën kontrollin mbi këtë shtet në muajin gusht.

Në Kosovë të strehuar kanë qenë 683 shtetas afganë. Grupi i parë i afganëve në Kosovë kishte arritur më 29 gusht, ku raportohej të ishte një grup prej 111 personave. /Albanianpost.com

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara