Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Suharekë: Refuzohet kërkesa për hudhje të aktakuzës ndaj të akuzuarit për kanosje

Suharekë – Të mërkurën, Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ka refuzuar kërkesën për hudhje të aktakuzës ndaj të akuzuarit për kanosje, Burim Kotorri.

Këtë aktvendim, gjykatësi Lavdim Bajraktari e ka marrë pasi që ka konsideruar se aktakuza nuk përmban shkelje dhe se është e ngritur konform dispozitave të Kodit Penal.

Mbrojtësi i angazhuar sipas detyrës zyrtare i të akuzuarit Kotorri, avokati Shaqir Sedolli deklaroi se mbetet pranë kërkesës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimit të provave dhe se nuk ka propozime për ndonjë provë apo për dëgjimin e ndonjë dëshmitari.

Deklaratën e tij e ka mbështetur i akuzuari Kotorri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa prokurori Atnor Skoro ka deklaruar se e kundërshton kërkesën për hudhje të aktakuzës, duke shtuar se mbetet pranë aktakuzës.

Me qëllim të vërtetimit të plotë të gjendjes faktike, prokurori Skoro i ka propozuar gjykatës që të vazhdohet me shqyrtim gjyqësor.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, Burim Kotorri po akuzohet se më 28 korrik 2018, në fshatin Samadraxhë të Komunës së Suharekës, në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarit Fahredin Kotorri, i pandehuri për shkak të një mosmarrëveshje që ka me të dëmtuarin rreth një rruge, shkon në shtëpinë e të dëmtuarit dhe pas fjalosjes me të njejtin, i akuzuari me qëllim të shkaktimit të ankthit dhe pasigurisë e nxjerr thikën, mjet i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimeve trupore, të cilën e mban në dorë dhe nuk del nga oborri i shtëpisë së të dëmtuarit gjersa vijnë zyrtarët policor, ashtu që te dëmtuari shkakton ankth, frikë dhe pasiguri për jetën e tij dhe familjes.

Për këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “kanosja” nga neni 185 paragrafi 2 i Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara