Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania

Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania

Edhe një kalimtar i rastit që po ecte në qendër të Podujevës mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri. The post Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania appeared first on Albinfo.

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën para pak orësh në sheshin e qytetit të Podujevës, transmeton albinfo.ch. Sipas raportimeve, të plagosur kanë mbetur dy vëllezër mërgimtarë me inicialet F.Z. dhe F.Z., të dy me shtetësi gjermane.

Po ashtu, i plagosur ka mbetur edhe A.Xh., i cili, sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se ka lidhje familjare (dajë-nipa) me dy personat e tjerë të plagosur. Nga të shtënat është plagosur edhe A.I., një i ri shtetas i Kosovës, i cili raportohet se ishte kalimtar i rastit në momentin e incidentit.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon hetime intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Në vendngjarje janë sekuestruar dhjetëra prova materiale, të cilat pritet të ndihmojnë në hetim.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur motivin e incidentit, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim./Albinfo.ch The post Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania appeared first on Albinfo.

Sipas informacioneve te publikuara nga Albinfo, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Albinfo

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara