Trump niset drejt Ankarasë për samitin kyç të NATO-s

Trump niset drejt Ankarasë për samitin kyç të NATO-s

Presidenti amerikan, Donald Trump, është nisur drejt Ankarasë, ku udhëheqësit e NATO-s po mblidhen për atë që mund të bëhet në një nga samitet më të rëndësishme të aleancës në vitet e fundit – jo sepse pritet të prodhojë ndonjë rezultat dramatik, por sepse mund të përcaktojë se si do të duket NATO pas dekadash… Presidenti amerikan, Donald Trump, është nisur drejt Ankarasë, ku udhëheqësit e NATO-s po mblidhen për atë që mund të bëhet në një nga samitet më të rëndësishme të aleancës në vitet e fundit – jo sepse pritet të prodhojë ndonjë rezultat dramatik, por sepse mund të përcaktojë se si do të duket NATO pas dekadash të dominimit të udhëheqjes ushtarake amerikane.

Samiti i 7-8 korrikut zhvillohet në një kohë kur Uashingtoni haptazi po i përgatit aleatët evropianë për një ndryshim gradual të pranisë ushtarake amerikane në kontinent, po u bën presion vendeve anëtare të rrisin ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen dhe po sinjalizon se siguria e Evropës duhet të bëhet gjithnjë e më shumë përgjegjësi e vetë Evropës.

Trump qëndron në Ankara me ankesat e njohura lidhur me atë se shumë aleatë vazhdojnë të përfitojnë nga mbrojtja amerikane, pa kontribuar mjaftueshëm vetë. Por, pas retorikës publike fshihet një debat shumë më i thellë për të ardhmen e NATO-s: si të ribalancohet aleanca pa dobësuar aftësinë e saj parandaluese ndaj Rusisë.

Zyrtarë të lartë amerikanë konfirmuan para samitit se rishikimi i vazhdueshëm nga Pentagoni i pranisë ushtarake amerikane në Evropë mund të çojë në zvogëlimin e numrit të forcave amerikane, të stacionuara në të gjithë kontinentin. “Nuk duhet të ketë habi që po bëjmë një rishikim të pranisë sonë ushtarake”, tha një zyrtar i lartë amerikan.

“Ky rishikim mund të çojë fare mirë në përshtatjen e pranisë sonë sepse synojmë t’ia kalojmë Evropës një pjesë më të madhe të barrës”. Një tjetër zyrtar i lartë i tha Radios Evropa e Lirë më 6 korrik se ky rishikim pasqyron “kërkesat globale” ndaj forcave amerikane dhe nguli këmbë se çdo ndryshim në numrin e trupave do të udhëhiqet nga konsideratat strategjike dhe jo politike.

Një samit që do të masë gatishmërinë e Evropës Për administratën e Trumpit, samiti në Ankara ka të bëjë më pak me deklaratat dhe më shumë me rezultatet konkrete. Shtëpia e Bardhë kërkon dëshmi se aleatët evropianë po i shndërrojnë premtimet në kapacitete ushtarake.

“Ne presim që të gjithë aleatët të tregojnë një trajektore të qartë dhe domethënëse rritjeje, si në aspektin sasior ashtu edhe në atë cilësor, të shpenzimeve për mbrojtjen, në mënyrë që barra të ndahet më drejt”, u tha gazetarëve para samitit ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker.

Ai veçoi Poloninë, Gjermaninë dhe vendet nordike e baltike si shembuj të aleatëve që po lëvizin në drejtimin e duhur. Vetë Trump, megjithatë, ka qenë më pak diplomatik. “Isha i zhgënjyer nga Italia. Isha i zhgënjyer nga Mbretëria e Bashkuar… U zhgënjyem nga Gjermania dhe Franca. Spanja është një katastrofë.

Sipas informacioneve te publikuara nga Lajmi.net, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Lajmi.net

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara