Një studim i ri do të kryhet për të parë se si vaksina kundër koronavirusit e Universitetit të Oxford-it dhe kompanisë AstraZeneca funksionon te fëmijët
Rreth 300 vullnetarë do të marrin pjesë në studim, që pritet të nisë në fund të muajit shkurt, transmeton BBC.
Vaksina e AstraZenecas po përdoret në Britani dhe vendet e Bashkimit Evropian, së bashku me vaksinat e Pfizer/BioNTech. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që vaksina e AstraZenecas të përdoret. Kjo vaksinë thuhet se ka efikasitet 63.9 për qind ndaj sëmundjes COVID-19.
Në studimin që do të kryhet, 240 fëmijë do ta marrin vaksinën e AstraZenecës, ndërkaq disa të tjerë do të marrin atë për kontrollin e meningjitit.
Në studimet paraprake të kryera nga Oxford-i dhe AstraZeneca, fëmijët nuk kanë qenë të përfshirë.
Andreë Pollard, profesor i infeksionit dhe imunitetit pediatrik, njëherësh kryeinspektor i provave klinike të vaksinës së Oxford-it ka theksuar se shumica e fëmijëve nuk preken nga COVID-19 dhe ka pak gjasa, që ata që preken, të kenë sëmundje të rëndë.
Por, ai tha se është e rëndësishme që të kuptohet siguria dhe përgjigja imunitare nga vaksina te fëmijët dhe adoleshentët, pasi sipas tij, fëmijët po ashtu mund të përfitojnë nga vaksinimi kundër koronavirusit.
Vaksina e AstraZencas aktualisht është miratuar që të përdoret te personat mbi 18 vjeç.
Doza të kësaj vaksine pritet të marrë edhe Kosova, nga programi COVAX i OBSH-së, që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave te vendet e varfra.
Nga COVAX-i, Kosova pritet të marrë 100,800 doza të vaksinës së AstraZenecas. Dozat e para, sipas zyrës së OBSH-së në Prishtinë, pritet të arrijnë në gjysmë e shkurtit apo në javën e tretë të shkurtit.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Lajme
Dyshohet se një person ka humbur jetën pas një vetaksidenti në Shirokë të Suharekës
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

