Sot, tifogrupi legjendar i Suharekës – Xhebrailat – shënon 33 vite ekzistencë, krenari e dashni e pandalshme për qytetin dhe klubet e tij.
I themeluar në vitin 1992, në kohë okupimi, nga të rinj që e deshën vendin dhe futbollin, ky grup nuk u ndal asnjëherë së përkrahuri ekipet e Suharekës, edhe në ditët më të vështira, kur përkrahja ishte sfidë dhe rrezik. Dashuria e tyre për qytetin u bë shembull dhe u trashëgua brez pas brezi.
Në statusin e sotëm ata kujtuan rrugëtimin e tyre:
“33 vjet kangë, 33 vjet udhëtime, 33 vjet dashni pa kushte për qytetin e për klubet tona! Me u rrit me Xhebrailat është me e ditë çka do të thotë me pas pasion, me qenë pranë klubeve të qytetit si në momente të mira e sidomos në momente të vështira atëherë kur ata kan më së shumti nevojë e mbi të gjitha e mson dashninë për njani tjetrin e qysh duhet me funksionu si familje! Mirënjohje për krejt gjeneratat që e kanë mbajtë gjallë këtë emër e për krejt ata që edhe sot e çojnë zanin nalt për qytetin e Suharekës. Kënga kurr nuk do t’ndaloj e ktu do t’jemi përherë 🟠⚫️”
Xhebrailat nuk kanë qenë vetëm një grup tifozësh, por një lëvizje qytetare, një frymë solidariteti e krenarie për Suharekën. Ata kanë përkrahur klubet në çdo situatë – në fitore dhe humbje, në ligat vendore e në garat evropiane.
Kjo është ditë për të nderuar të gjitha gjeneratat që e kanë mbajtur gjallë këtë emër. Sot, Suhareka e ka të qartë se Xhebrailat janë shumë më tepër se një tifogrup – janë familja e qytetit, zëri i tribunave dhe pasqyra e dashnisë për vendin.
Urime 33-vjetori Xhebrailat!
Kënga vazhdon, zëri nuk ndalet! ⚫
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Ekskluzive | Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

