Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, 22 gra shpëtohen nga heqja e gjirit

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK gjatë muajve të parë të vitit 2025 janë kryer 176 ndërhyrje në gjoks, prej të cilave 125 dolën me diagnozë të kancerit të gjirit.

Këto të dhëna i bëri të ditura drejtori i kësaj klinike, Nazmi Kolgeci, në intervistë për EO, duke vënë në pah edhe suksesin e zbatimit të një metode të re që ka shmangur heqjen e gjirit për një numër pacientesh.

“Gjatë muajve të këtij viti 2025 ne kemi pasur ndërhyrje në gji në 176 raste. Prej tyre kanë rezultuar 125 me kancer të gjirit. E veçanta e këtij viti është se kemi pasur disa pacientë që është bërë kursimi i tij, do të thotë heqjes komplet të gjirit. Kjo për arsye se ne kemi filluar me metodën Sentinel, që ka rezultuar diku me 22 raste që në të kaluarën i është dashur t’u bëhet heqja komplet e gjirit, në këtë vit për shkak të këtij intervenimi dhe për shkak të kësaj metode ne kemi kursyer në 22 raste të kancerit të gjirit”, tha Kolgeci.

Ai sqaroi se trendi i kancerit të gjirit ka pasur luhatje nga muaji në muaj, por vërehet një rritje krahasuar me vitet e kaluara.

“Rritja tash ndryshon nga muaji në muaj. Kur të bëhet mbledhja komplet e vitit, atëherë mund të japim një shifër të saktë, por përndryshe shifrat që janë 5- 6 raste plus- minus nuk i marrim si një rritje të kancerit të gjirit. Por, shikuar të kaluarën dhe vitet që i kemi përcjellë, atëherë ka qenë një trend i rritjes së kancerit të gjirit. Edhe kjo, për shembull, nga viti i kaluar në vitin tjetër, ka qenë rreth 11 raste më shumë sesa viteve të kaluara. Do të thotë në vitet 2023-2024. Muaji i kancerit të gjirit është muaji, kur është numri i pacientëve shumë i madh dhe zbulimi i kancerit është po ashtu shumë më i madh dhe atëherë ajo mund të ndryshojë komplet situatën që e kemi”, tha ai.

Sipas Kolgecit, faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të gjirit janë të ndryshëm, ku përveç predispozitës gjenetike, ndikim të madh kanë mënyra e jetesës dhe ushqimi.

Ai bëri thirrje për vetëdijesim të grave për kontrolle të rregullta dhe diagnozë sa më të hershme, që në shumë raste mund të shpëtojë jetën dhe të shmangë ndërhyrjet radikale.

“Faktorët që shkaktojnë kancerin e gjirit gjithmonë janë: më i rëndësishme është faktori gjenetik. Kohët e fundit është mënyra e ushqimit, mënyra e jetesës që ndikojnë në karcinomën e gjirit. Për shembull: ushqimi me mish, ushqimet e produkteve të qumështit. Studimet që janë bërë kanë rezultuar se edhe produktet e qumështit te disa pacientë ndikojnë në karcinomën e gjirit. Përndryshe, edhe lëvizja në hormone, trajtimi i hormoneve të disa pacienteve për shtatzëni ose kundër shtatzënisë, janë faktorët që mund të ndikojnë në rritjen e incidencës me karcinom të gjirit”, tha ai.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara