Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Abdixhiku: LDK fitoi 7 komuna, përfshirë Prishtinën – një rezultat që e lakmon çdo forcë politike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar rezultatin si fitore të qytetarisë, të demokracisë dhe të punës së ndershme politike.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Abdixhiku tha se “dje Kosova foli me votë, me besim dhe me qartësi – foli në emër të shpresës, të qetësisë dhe të punës”, duke e vlerësuar këtë si dëshmi se demokracia është vlera më e madhe e popullit të Kosovës.

Sipas tij, LDK ka fituar në shtatë komuna, përfshirë Prishtinën, Pejën, Vitinë, Junikun, Dragashin, Lipjanin dhe Istogun, ndërsa e cilësoi Prishtinën si garën më të rëndësishme dhe më të pakrahasueshme në vend.

“Pas 12 vitesh, LDK është sërish parti e parë në Kryeqytet. Fitorja e dytë radhazi aty është shenjë e qartë e forcës sonë politike,” – deklaroi Abdixhiku.

Ai falënderoi të gjithë kandidatët fitues, ekipet e tyre dhe qytetarët që dhanë besimin e tyre për LDK-në, duke theksuar se “ky rezultat është sinjal i një force që qëndron, rritet dhe forcohet çdo ditë.”

Në të njëjtën kohë, Abdixhiku u shpreh mirënjohës ndaj kandidatëve që nuk fituan këtë herë, duke theksuar se “LDK ndihet krenare me dinjitetin, përkushtimin dhe punën e tyre të ndershme në një garë të vështirë dhe të pabarabartë.”

“Kemi fituar me qytetari, me ide, me punë dhe me njerëzit më të mirë që ka ky vend. Pa aparat shtetëror, pa interesa klanore, vetëm me besim në veten dhe në qytetarët tanë,” – shtoi ai.

Kreu i LDK-së theksoi se partia do të qeverisë në frymë bashkimi dhe barazie për të gjithë qytetarët:

“Në këtë Republikë, asnjë qytetar nuk duhet të ndjehet humbës. Ne nuk fitojmë për të ndarë, por për të bashkuar. Pushteti për ne është përgjegjësi, jo privilegj.”

Në përmbyllje të reagimit, Abdixhiku tha se fitorja e LDK-së është “një thirrje për punë, për përulësi dhe për dinjitet”, duke shtuar se qytetarët kanë nevojë për rezultate konkrete, jo për fjalë të mëdha.

“Dje, Kosova ka bërë një hap përpara drejt normalitetit, drejt një qeverisjeje që punon, që dëgjon dhe që respekton. Ky është misioni ynë,” – përfundoi Abdixhiku, duke uruar qytetarët për një natë shprese dhe një fillim të mbarë për Republikën e Kosovës.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara