Një aksident i rëndë ka tronditur qytetin e Wohlenit në kantonin Aargau të Zvicrës, në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.
Mediat lokale bëjnë me dije se dy adoleshentë kanë humbur jetën dhe një i tretë është plagosur rëndë, pasi automjeti Mercedes Benz me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe u përplas me murin e një shtëpie.
Sipas Policisë Kantonale të Aargaut, ngjarja ndodhi rreth orës 04:45 në një zonë me kufizim shpejtësie prej 30 km/h. Mjeti, drejtohej nga një 16-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge, duke kaluar përmes një kopshti, duke goditur një pemë dhe më pas duke u përplasur fort me murin e një banese.
Zëdhënësi i policisë, Bernhard Graser, deklaroi për mediat zvicerane se pamjet në vendin e ngjarjes ishin “tronditëse”. Dy nga adoleshentët, njëri 16 dhe tjetri 19 vjeç, humbën jetën në vend, pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të urgjencës për t’i shpëtuar. I plagosuri i tretë, një 19-vjeçar tjetër, shtetas zviceran nga kantoni i Cyrihut, ndodhej në sediljen e pasme dhe u transportua në spital në gjendje të rëndë, shkruan Lecanton27.ch.
Autoritetet kanë nisur një hetim të plotë për shkaqet e aksidentit. 16-vjeçari që drejtonte makinën nuk posedonte një leje drejtimi. Prokuroria publike ka urdhëruar marrjen e mostrave të gjakut dhe urinës, ndërsa është konfirmuar se mjeti luksoz Mercedes i përkiste vëllait të të miturit.
Sipas raportimeve të mediave zvicerane LeCanton27.ch dhe Blick.ch, të tre të rinjtë ishin banorë të rajonit dhe besohet se makina po lëvizte me shpejtësi shumë më të lartë se kufiri i lejuar për zonën.
Policia kantonale dhe prokuroria vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Ekskluzive | Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

