Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Babai i Triumf Rizës: Sistemi gjyqësor na vrau edhe njëherë djalin

Në 18-vjetorin e vrasjes së policit Triumf Riza, në vendin ku ai është vrarë është vendosur gurthemeli i një pllake përkujtimore që e nderon atë dhe policët e tjerë të vrarë në detyrë. Në këtë ceremoni, familjarë të policit të vrarë kanë kritikuar sistemin e drejtësisë për vonesën në dhënien e një epilogu për rastin. E kritikë të ngjashme patën edhe përfaqësues të institucioneve.

Në vendin ku 18 vjet më parë plumbat e patën lënë të vrarë policin, Triumf Riza, të shtunën i  pranishëm në ceremoninë e mbajtur në lagjen Dardania në Prishtinë, ishte padyshim edhe  Shefqet Riza, babai i policit Triumf Riza, i cili  e ka kritikuar sistemin e drejtësisë për vonesën që t’i japë epilog rastit.

“Fatkeqësisht, sistemi gjyqësor na e ka vrarë edhe njëherë djalin dhe krejt familjen. Një sistem që ka zgjatur kaq shumë, çerek shekulli apo 16 vjet e gjysmë, edhe prapë kryekrimineli të arratiset pikërisht për shkak të gabimeve të vet gjyqtarëve, sepse nuk është e mundur që çdokush që dënohet mbi 5 vjet, patjetër duhet të jetë në paraburgim deri të vendimi përfundimtar”, ka thënë ai.

Kritika për sistemin e drejtësisë ka shprehur edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Ky rast tregon një dështim eklatant të drejtësisë, duke i mundësuar që kryekrimineli që organizoi këtë atentat, t’i ikë dorës së drejtësisë. Policia e Kosovës, Ministra e Punëve të Brendshme por edhe Qeveria e Kosovës po bëjnë krejt çka është e mundshme që ky kryekriminel të sillet para organeve të drejtësisë”, ka thënë Sveçla.

Zotim të ngjashëm bëri edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.

“Drejtësia fatkeqësisht dështoi që kriminelët të marrin dënimin e merituar për këtë rast, e ne do të punojmë shumë që të gjithë përgjegjësit tjerë, që kanë qenë pjesë e këtij grupi kriminal që e kanë vra Triumfin dhe kanë shtyer këtë vrasje, të dalin para drejtësisë”, ka thënë drejtori Hoxha.

E kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka vlerësuar lart punën që Riza e ka bërë si polic.

“Këtu në vendparkimin e lagjes Dardania në kryeqytet, u vra mizorisht nga pusia me një breshëri plumbash. Triumf Riza para se të jetë polic i guximshëm, ishte njeri i guximshëm. Menjëherë në vitin 1999 kur ishte vetëm 20-vjeçar u inkuadrua në Policinë e Kosovës, për t’i shërbyer rendit publik dhe sundimit të ligjit, ishte i përkushtuar dhe i pakompromis”, ka deklaruar Kurti.

Riza u vra më 30 gusht të 2007-tës. Për vrasjen e tij, të akuzuar janë Enver Sekiraqa, Ilir e Rrahim Abdullahu dhe Fitim Avdiu.

Më 17 maj të 2016-s, Sekiraqa u pat dënuar fillimisht me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes. Gjykata Themelore e shpalli atë fajtor për herë të dytë më 16 shtator të 2019-s dhe ia shqiptoi dënimin me 30 vjet burgim. Në mars të 2020-s, Apeli e riktheu rastin në rigjykim dhe katër vjet më vonë ai u dënua me 25 vjet burgim, porse u arratis pas ndryshimit të masës së sigurisë.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara