Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Bie numri i dhënies së kredive në Kosovë, shkak inflacioni dhe moskrijimi i institucioneve

Normat e interesit në bankat komerciale në Kosovë janë rritur muajin e fundit dhe askush nuk ka dhënë shpjegim për këtë.

Kështu është rënduar edhe më shumë buxhetin e kosovarëve. Ndërsa, është rënë numri i dhënies së kredive.

Disa banka ofrojnë kredi me normë interesi mbi 7%, ndërsa për bizneset norma është bërë 10%.

Për këtë, Ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti që tashmë udhëheq Institutin Hulumtues për Ekonomi dhe Financa, përmend disa faktorë.

Në Radio Dukagjini ai tha se një vendim i BQK-së ka ndikuar, pastaj inflacioni dhe situata politike me mos krijimin e institucioneve.

“Në rend të parë vendimi i BQK-së. BQK-ja dimë që nuk cakton norma të interesit direkt mirëpo përmes rregulloreve të ndryshme, rezervave të detyrueshme dhe kërkesës për kapital, kjo ndikon në koston e bankave. Deri më tani në Gusht të këtij viti kur u rrit norma e interesit mjaftueshmëria ka qenë 8 në raport me klasën e parë dhe 12 në total.

Nga Gushti i këtij viti BQK-ja e ka rrit këtë mjaftueshmëri të kapitalit nga 10 dhe 14 % në këtë rast, pra banka duhet të mbaj më shumë kapital rezervë për çdo kredi që jep. kjo d.m.th që kanë më pak hapësirë për dhënien e kredive të reja. Kosto e kapitalit rritet sepse aksionaret dhe bankat duhet të investojnë shumë para në Kosovë për të mbrojtur normat e reja. Normat e interesit rriten për të kompensuar këtë bllokun e kapitalit të bankave dhe këtë kosto këta zakonisht e transferojnë tek klientet e tyre”, tha ai.

Faktor tjetër ai ka përmendur edhe inflacionin.

“Faktor tjetër është inflacioni, bankat i rrisin normat me rrit fuqinë blerëse dhe për ta ulë rrezikun që kursimet dhe kredit të humbin vlerë. Kur inflacioni rritet, kursimet në banka kanë vlerë më pak, qytetarët kërkojnë kthim më të lartë, bankat me mbrojt veten rrisin normat e interesit të kredive, në të njëjtën kohe inflacioni i lartë e shton rrezikun e mos pagesës nga qytetarët për shkak të shpenzimeve më të larta që kanë”, tha ai.

Banka Notërore parashikon që Kosova të ketë rritje ekonomike prej 3.8%. E për këtë Mehmeti thotë se janë dy faktorë.

“Dy faktor botërorë të këtij parashikimi është pasiguria ekonomike dhe vonesa në ndërtimin e institucioneve që ndikon negativisht në investime në zbatimin e agjendës së reformave ekonomike. Kërkesa jem është sa më shpejt të themelohen institucionet në Kosovë dhe me pas të fillojmë të merremi me problemet e shumta që i ka Kosova”, tha Mehmeti në Radio Dukagjini.
Megjithatë, ai shprehet optimist se do të ulen normat e interesit por thotë se BQQ duhet të ketë kujdes në rregulloret që i ka parasysh, ngase fokus duhet të ketë stabilitetin financiar.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara