Cakolli: Java e tretë e korrikut, afati optimal për thirrjen e seancës konstituive
Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim vlerëson se, pas përmbylljes së procedurave ankimore dhe certifikimit të rezultateve zgjedhore, java e tretë e korrikut është afati optimal për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, procesi i numërimit të votave ka qenë i rregullt dhe nuk janë evidentuar parregullsi që do të cenonin […] Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim vlerëson se, pas përmbylljes së procedurave ankimore dhe certifikimit të rezultateve zgjedhore, java e tretë e korrikut është afati optimal për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, procesi i numërimit të votave ka qenë i rregullt dhe nuk janë evidentuar parregullsi që do të cenonin integritetin e rezultatit zgjedhor. Cakolli në një intervistë për Ekonomia Online, ka bërë të ditur se Demokracia në Veprim ka angazhuar rreth 100 vëzhgues në të gjitha 38 qendrat komunale të numërimit, të cilët kanë monitoruar nga afër procesin.
“Demokracia në Veprim ka pasur të angazhuar rreth 100 vëzhgues të shpërndarë në secilën prej 38 qendrave komunale, të cilët kanë monitoruar mbarëvajtjen e procesit dhe rregullsinë e numërimit të votave të kandidatëve në veçanti.
Të dhënat nga terreni tregojnë që, përtej gabimeve minore njerëzore të evidentuara edhe në raportet e KQZ-së, nuk ka pasur asnjë parregullsi serioze e cila do të mund ta cenonte integritetin dhe vlefshmërinë e procesit, siç e kemi pasur rastin pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të kaluar.
Kësisoj, unë besoj që tashmë është e qartë që procesi i numërimit ka prodhuar, në radhë të parë, rezultate të sakta e kredibile dhe, së dyti, një element tjetër me shumë rëndësi është që këto rezultate duket që reflektojnë pothuajse në plotni vullnetin e qytetarëve sa i përket zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor”, ka deklaruar ai.
Duke folur për ankesat zgjedhore, Cakolli tha se kandidatët kanë të drejtë ligjore t’i shfrytëzojnë të gjitha mjetet juridike, por theksoi se praktika e deritanishme e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe e Gjykatës Supreme ka vendosur standarde të qarta për mënyrën e trajtimit të tyre.
“Normalisht, kandidatët që kanë qenë pjesë e garës kanë pasur të drejtë dhe kanë të drejtën ligjore për të parashtruar ankesë, qoftë kjo edhe për një numër të kufizuar të votave.
Sipas informacioneve te publikuara nga Ekonomia Online, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.
Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.
Burimi: Ekonomia Online
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Ekskluzive | Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

