Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Daku bëhet pishman: Jam i turpëruar – ishte një akt i tmerrshëm, nuk më bën të lumtur

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, ka thënë se ndihet “i turpëruar” për veprimin që e bëri pas takimit Shqipëri – Kroaci, meqë mori altoparlantin dhe nisi një këngë fyese ndaj serbëve e maqedonasve.

“Isha në qendër të një skandali, për të cilin jam i turpëruar. Nuk kam dashur të nxisë një situatë të tillë, pa përmendur që kjo ngjalli valë reagimesh në media. Çdo gjë doli nga kontrolli. Pas gjërave si kjo, gjithnjë filloj të stresohem”, tha Daku për mediumin rus “Sport-Express”.

Tutje, futbollisti nga Gjilani, ka potencuar se pas ndeshjes së parë me Italinë, mbrojtësi Elseid Hysaj mori kritika të shumta nga tifozët dhe mediat, andaj kishte shkuar te tifozët për ta përkrahur bashkëlojtarin e tij.

“Pas ndeshjes me Kroacinë desha ta mbështesë Hysajn dhe shkova me të në tribunën që tifozët ta pranojnë dhe ta mbështesin. Menjëherë e kuptova se çfarë kisha bërë. Kisha thënë gjëra të papërshtatshme. U trondita që u ekspozova ndaj emocioneve”.

Sulmuesi i fuqishëm ka thënë se ky është njëri prej momenteve më të vështira në karrierën e tij, derisa ka shtuar se “nuk kam urrejtje ndaj askujt, pavarësisht nga kombësia”.

“Gjëja kryesore që mësova për veten time është se një veprim i pamenduar mund të çojë në pasoja negative. Gjithçka për të cilën keni punuar shumë mund të shkatërrohet në një çast. E kuptoj negativitetin ndaj meje që ka shkaktuar situata”, shtoi.

“Ajo që ndodhi u bë një mësim për mua. Ndonjëherë, nga emocionet njerëzit mund t’i lejojnë vetes të thonë gjëra të panevojshme”.

Ndryshe, klubi i tij, Rubin Kazan, ka njoftuar se do ta dënojë futbollistin, derisa Daku ka theksuar se klubi i ka dhënë pushim disa ditë.

“Më dhanë një pushim të shkurtër pas kombëtares. Duhet të fokusohemi te puna. Do të përpiqem t’ia dëshmojë të gjithëve se kjo nuk do të më ndodhë në të ardhmen”, potencoi ai

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara