Dera gjysmë e hapur e BE-së për Ballkanin: Kosova mbetet vendi më larg anëtarësimit
Që nga 1 korriku 2013, kur Kroacia u bë anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian, dera e zgjerimit mbeti formalisht e hapur për 6 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë kësaj kohe, procesi i integrimit është bërë më i rreptë në kushte, ndërsa vendet nuk lanë pas konfliktet etnike dhe kanë një hendek të […] Që nga 1 korriku 2013, kur Kroacia u bë anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian, dera e zgjerimit mbeti formalisht e hapur për 6 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë kësaj kohe, procesi i integrimit është bërë më i rreptë në kushte, ndërsa vendet nuk lanë pas konfliktet etnike dhe kanë një hendek të madh në standardet ekonomike dhe ato të qeverisjes me BE-në. Projekti i dikurshëm i anëtarësimit në bllok të rajonit ka rënë, teksa vendet po përparojnë me shpejtësi të ndryshme.
“Monitor” ka analizuar, bazuar në shkrimet dhe shifrat e gjashtë gazetarëve ekonomikë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në një projekt të mbështetur nga GIZ dhe #SustainMedia, shpejtësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor.
Mali i Zi dhe Shqipëria kanë ecur më shpejt, teksa Maqedonia e Veriut mbetet e bllokuar nga çështje politike dhe etnike, Serbia po lëviz me ritëm të ngadaltë, ndërsa Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina vazhdojnë të përballen me pengesa themelore shtet-formuese dhe institucionale. Mali i Zi ka premisa të bëhet anëtar më shpejt se vendet e tjera.
Vendi ka hapur prej kohësh negociatat dhe ka mbyllur përkohësisht 16 nga 33 kapitujt. Ambicia zyrtare është anëtarësimi në vitin 2028, një objektiv që ka marrë edhe mbështetje politike nga Brukseli. Shqipëria ka shënuar përparimin më të shpejtë në rajon gjatë dy viteve të fundit. Në qershor 2026, vendi ka hyrë zyrtarisht në fazën e mbylljes së negociatave, pasi ka hapur të gjithë kapitujt.
Objektivi i qeverisë është mbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027 dhe anëtarësimi rreth vitit 2030. Në krahun tjetër qëndron Maqedonia e Veriut, ndoshta shembulli më unik ku procesi nuk përparon nga kriteret politike. Dy dekada pas Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe pas ndryshimit të emrit të shtetit përmes Marrëveshjes së Prespës, vendi ende nuk ka nisur negociatat.
Bllokimi lidhet me kërkesën për ndryshime kushtetuese që do të përfshinin të drejtat e komunitetit bullgar, një kusht që refuzohet nga qeveria. Serbia përfaqëson një rast krejt të ndryshëm. Ajo mbetet vend kandidat dhe vazhdon negociatat, por ritmi është ngadalësuar ndjeshëm. Nga 35 kapituj, vetëm 22 janë hapur dhe vetëm dy janë mbyllur përkohësisht.
Sipas informacioneve te publikuara nga Ekonomia Online, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.
Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.
Burimi: Ekonomia Online
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Ekskluzive | Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

