Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Detaje të reja nga grabitja e armatosur e postës “Flex” në Suharekë

Një grabitje e armatosur ka tronditur mëngjesin e së premtes autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të daljes për fshatin Duhël, ku shënjestër e sulmit u bë furgoni i postës private “Flex”, që po transportonte para nga Prizreni për në Obiliq.

Sipas të dhënave nga hetimet fillestare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, kur Artan Buza, 44-vjeçar, menaxher i degës së “Flex”-it në Prizren, ishte nisur me automjetin VW Crafter Kombi, duke transportuar dërgesa postare me përmbajtje monetare. Pak minuta pasi kishte kaluar segmentin e Bllacës, ai është ndjekur nga një veturë e zezë tip VW Golf IV pa targa, në të cilën ndodheshin tre persona të maskuar dhe të armatosur.

Në një moment, automjeti i grabitësve është afruar pranë furgonit të postës dhe njëri prej tyre ka hapur zjarr me armë zjarri, duke goditur automjetin katër herë. Nën kërcënimin e armëve, Buza është detyruar të ndalojë furgonin në anë të rrugës. Dy nga grabitësit kanë dalë nga vetura, kanë kërcënuar me armë shoferin dhe i kanë marrë zarfe të vulosura me para, që sipas menaxherit përmbanin rreth 10 mijë e 150 euro. Pas grabitjes, autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të Prishtinës.

Njësitë e Krim-Teknikës dhe Hetimeve Rajonale të Prizrenit kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku është bërë një ekspertizë e detajuar. Nga ekzaminimi është konstatuar se furgoni është qëlluar me katër plumba, ndërsa në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja, çka ka ngritur dyshime se autorët kanë përdorur pajisje për mbledhjen e tyre ose kanë vepruar me kujdes profesional. Brenda furgonit janë gjetur dy predha, të cilat janë sekuestruar për analiza balistike.

Hetuesit dyshojnë se grabitja është planifikuar me kujdes, pasi segmenti i rrugës ku ndodhi sulmi nuk ka kamera sigurie dhe koha e zgjedhur, rreth orës 07:40, përkon me periudhën e qarkullimit minimal në autostradë.

Burime nga hetimi kanë bërë të ditur se po verifikohen automjetet e tipit Golf të zi pa targa që mund të jenë parë në drejtim të Prishtinës gjatë orëve të mëngjesit.

Policia e Kosovës është në kërkim aktiv të tre personave të armatosur, ndërsa pista kryesore e hetimit mbetet grabitja e organizuar me motive financiare, e planifikuar dhe ekzekutuar me nivel të lartë profesionalizmi. Hetimet po vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë Themelore në Prizren, ndërsa ekipet hetimore janë ende në terren për mbledhjen e provave të reja.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara