Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

“Diaspora shtylla kryesore e Kosovës”, i sjellin 633 milionë euro për vetëm 6 muajt e parë të këtij viti

Diaspora e Kosovës edhe këtë vit ka vazhduar të jetë kontribuese për Kosovën. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, ka rritje të dërgesave nga diaspora.

Besnik Kada nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), tha se gjatë periudhës janar-qershor 2023, shuma e remitancave është 632 milionë e 900 mijë euro.

“Krahasuar me 555 milionë e 400 mijë euro në vitin 2022, pra kemi një rritje prej 77.5 milionë euro më shumë, krahasuar me gjashtë mujorin e njëjtë të vitit paraprak”, tha Kada.

Ai bëri me dije se shteti nga i cili më së shumti janë regjistruar remitancat është Gjermania.

“Në tremujorin e parë të këtij viti nga Gjermania kanë ardhur 38.8 milionë Euro, në ndërkohë vitin e kaluar, pra gjatë 12 muajve nga Gjermania kanë ardhur 161.5 milionë euro.

Në ndërkohë nga Zvicra në tremujorin e parë kanë ardhur 17.2 milionë, pasuar nga SHBA-të me 7.6 milionë euro, Austria dhe Italia me nga 4.8 milionë secila e kështu me radhë”, deklaroi ai për RTKlive.

Kurse njohësi i ekonomisë, Safet Gerxhaliu, tha se me të dhënat e fundit nga BQK-ja, ku shihet se ka rritje të remitancave edhe njëherë dëshmohet se po vazhdon edhe më tutje solidarizimi i diasporës me Kosovën.

“Kur shohim se diaspora ka dërguar, mbi 77 milionë euro më shumë këtë vit, se në vitin 2022, është dëshmi se diaspora është njëra ndër shtyllat kryesore të përkrahjes së Kosovës”, tha ai.

Gërxhaliu kërkoi që të shikohet mundësia që këto mjete të orientohen në zhvillim dhe të mos mbeten vetëm për konsum, por të jenë të kanalizuara në shërbim të zhvillimit dhe rimëkëmbjes ekonomike të Kosovës.

Ai vlerësoi se duhet të ketë më shumë fokus ndaj diasporës që ajo të mos mbetet vetëm si mjet për dërgimin e parave.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara