Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

“Djalin u kanë t’u ma mbytë, e ka kap për fyti” – Gruaja nga Suhareka bën thirrje për ndihmë, u kërcënua nga burri

Një grua nga Suhareka, në emisionin “N’Frekuencë me Robin” ka rrëfyer se si bashkëshorti i saj, ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe djalit 8 vjeçar.

Në emisionin live, Lumnie Karaxha ishte kyçur edhe me kamerë dhe u shfaq duke qajtur. Ajo ka rrëfyer se ajo është ndarë prej burrit, pasi ky i fundit ka tentuar ta mbys djalin e saj, duke shtuar se e kishte zënë duke e kapur për fyti.

“Jam Lumnie Karaxha nga Suhareka, vlla unë jam nda prej burrit, kam pasur dhunë në familje, djalin u kanë tu ma mytë burri, kur kam hy në dhomë e kam pa që e ka kap për fyti. Kamën ende e ka në zavoja që na ka kap me dhunë më na shti në kerr”- ka thënë ajo në një telefonatë në emisionin “N’frekuencë me Robin” që transmetohet në ATV, shkruan Insajderi.

Zonja Lumnie shton se bashkëshorti i saj edhe e ka kërcënuar, duke i thënë se nëse nuk ia heq akuzën do ta vret. 

“Nëse nuk ma heq akuzën ka kërcnu që kom me ta vra ja nanën, ja djalin. Me zor t’u na shti në kerr, t’u na kap për fyti, deshta me t’u lutën dikush të na ndihmon. Jam t’u jetu me qira në Suharekë e kam një djalë, shteti nuk po merr asgja parasysh, pasi të gjitha kërkesat po më refuzohen” – tha ajo. 

Ajo ka shpjeguar se fillimisht kishte qënë e martuar më një burrë tjetër, pastaj pa dëshirën e familjes është martuar me burrin që tash po ushtron dhunë në të.

Tutje, Karaxha thekson se tash e 9 vite nuk flet me familjarët e saj.

“Me burrin e parë nuk më ka shkuar martesa kurse kur jam martuar me burrin e dytë kam ik dhe vëllaznitë nuk më flasin qe 9 vite”.

Derisa, ajo poashtu shtoi se ka kërkuar ndihmë nga kryetari i Suharekës, por nuk ka marrë përgjigje pozitive nga të njëjtit.

“Kam lyp ndihmë prej kryetarit të Suharekës diçka me më ndihmuae por ma kanë refuzuar letrën. Edhe në polici kam shkuar, e kanë majtë një mujë veç në paraburgim, tash është në burg shtëpiak” – përfundoi ajo.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara