Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Ekskluzive | Këta janë dy të rinjtë që nën kërcënimin e armës ia morën kamionin shoferit në Suharekë – Policia i prangosi dhe i gjeti armë zjarri

Gazeta Sinjali raportoi pak më herët për një incident të rëndë që është regjistruar paraditen e 24 shtatorit në rrugën magjistrale Suharekë–Rahovec, në fshatin Samadrexhë.

Siç mëson Sinjali, dy persona të armatosur i kanë prerë rrugën një kamioni të kompanisë “Egzoni” dhe nën kërcënimin e armës ia kanë marrë atë shoferit.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë të ditur se të dyshuarit janë Balton Silka, rreth 28-vjeçaar dhe Egzon Silka, rreth 26-vjeçar.

Ata kanë lëvizur me një automjet “pikap” ngjyrë të kuqe dhe kanë ndalur kamionin që po e drejtonte punëtori i kompanisë. Pas daljes nga vetura, njëri prej tyre ka vendosur dorën në bel duke lënë të kuptohet se është i armatosur dhe i kanë kërkuar shoferit të zbresë. Ky i fundit, nga frika, ka lëshuar automjetin, të cilin më pas e kanë marrë të dyshuarit.

Pas denoncimit të rastit, viktima – pronari i kompanisë S.E., rreth 60-vjeçar – ka dhënë deklaratën e tij dhe Policia ka arritur t’i identifikojë të rinjtë. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Balton Silka është ndaluar fillimisht për 48 orë.

Një ditë më vonë, më 25 shtator, Policia ka ushtruar kontroll në shtëpinë e tyre, ku ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë model Bloë dhe një karikator, që ndërlidhen me rastin. Pas intervistimit, edhe Egzon Silka është ndaluar për 48 orë, si bashkëkryes i veprës penale “Vetëgjyqësi”.

Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor, ndërsa arma dhe municioni i sekuestruar janë dorëzuar si prova materiale. Hetimet lidhur me këtë rast të rëndë po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara