Firma zvicerane shkurton orarin e punës gjatë vapës, punonjësit punojnë vetëm gjashtë orë

Firma zvicerane shkurton orarin e punës gjatë vapës, punonjësit punojnë vetëm gjashtë orë

Kompania nga Allschwil u dhuron punonjësve orët e humbura për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e tyre gjatë temperaturave të larta The post Firma zvicerane shkurton orarin e punës gjatë vapës, punonjësit punojnë vetëm gjashtë orë appeared first on Albinfo.

Një kompani për mirëmbajtjen e ndërtesave në Allschwil, pranë Bazelit në Zvicër, ka vendosur të shkurtojë orarin e punës gjatë ditëve me temperatura mbi 30 gradë Celsius, përcjell albinfo.ch. Kompania Zweipack njoftoi se, për sa kohë të zgjasë vala e të nxehtit, punonjësit do të punojnë vetëm gjashtë orë në ditë, në vend të 8.4 orëve.

Rreth 2.4 orët e mbetura nuk do të kompensohen, por do t’u dhurohen punonjësve si kohë e lirë me pagesë, shkruan 20 minuten. Drejtori i kompanisë, Mischa, tha se vendimi është marrë për arsye sigurie, pasi temperaturat e larta ulin përqendrimin dhe rrisin rrezikun e aksidenteve në punë, veçanërisht për ata që punojnë fizikisht ose në ambiente të jashtme. Masa është pritur shumë mirë nga punonjësit.

Një praktikant i vitit të dytë, Demir, tha se pas një dite të zakonshme pune ndihej i rraskapitur dhe nuk kishte energji as për aktivitete pas punës. “Tani mund të përqendrohem më mirë dhe pasdite kam kohë edhe për t’u freskuar.” Edhe kolegia e tij, Nura, e vlerësoi vendimin, duke thënë se iniciativa të tilla bëjnë që njerëzit të shkojnë me dëshirë në punë.

Ndërsa praktikantja Vivien shtoi se pasditet e lira “ndihen si pushime të shkurtra”. Kompania shpreson se kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit, mirëqenies dhe produktivitetit të stafit gjatë periudhave me vapë ekstreme./Albinfo.ch The post Firma zvicerane shkurton orarin e punës gjatë vapës, punonjësit punojnë vetëm gjashtë orë appeared first on Albinfo.

Sipas informacioneve te publikuara nga Albinfo, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Albinfo

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara