Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Frika nga huliganët e vet/ Serbia i kërkon UEFA-s të luajë me Shqipërinë sa më larg Beogradit

Ekipi serb i futbollit pësoi një humbje të rëndë në kualifikueset për Kupën e Botës, duke humbur në shtëpi kundër Anglisë me rezultatin turpërues 5-0.

Tashmë ata do të përballen me Shqipërinë në një ndeshje vendimtare në garën për vendin e dytë që rrjedhimisht sjell edhe kualifikimin për në finalet e Botërorit.

Ndeshja do të luhet pas një muaji dhe fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd, ku u luajt edhe ndeshja e fundit kundër Anglisë.

Megjithatë, Federata e Futbollit të Serbisë thotë se po shqyrtohet mundësia e ndryshimit të vendndodhjes, në mënyrë që ekipi vendas të zhvendoset në stadiumin e Leskovcit.

“Impenjimi tjetër është vetëm pas tre javësh, të paktën atëherë fillon grumbullimi për ndeshjen më të rëndësishme në kualifikuese, për ndeshjen me Shqipërinë, e cila do të vendosë drejtpërdrejt se kush do të shkojë në play-off për Kupën e Botës“, – tha sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Branko Radujko.

Ai shton gjithashtu se dëshira e Federatës Serbe të Futbollit është që dueli me Shqipërinë të zhvillohet në Leskovc.

“Po punojmë intensivisht për të marrë miratimin për ndryshimin e vendndodhjes për atë ndeshje, Leskovci është një mjedis ku kombëtarja është përgatitur gjithmonë në qetësi, ku është pritur me mbështetje të pakursyer në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe ku ka regjistruar disa rezultate shumë të rëndësishme pozitive. Kam besim se do të luajmë atje, në Leskovc” – theksoi Radujko.

Stadiumi i Leskovacit i quajtur “Doçica” ka një kapacitet modest prej 8000 vendesh, krahasuar me Marakanën në Beograd që ka një kapacitet prej rreth 52.000 vendesh, ku është përcaktuar fillimisht zhvillimi i ndeshjes me Shqipërinë.

Megjithatë ngjarjet e fundit në ndeshjen ndaj Anglisë pritet të sjellin edhe dënimin e rëndë për zhvillimin e ndeshjes të paktën të radhës pa tifozë, përveç gjobës së majme në euro.

Kjo me sa duket, por edhe frika nga përsëritja e ngjarjeve të së shkuarës dhe pamundësia për të kontrolluar huliganët e tyre edhe vetë organizatorët kërkojnë të largohen sa më shumë nga ata.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara