Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Geci befason me deklaratën: PDK dhe LDK forcuan Listën Serbe!

Halil Geci përmes një shkrimi komentoi një deklaratë të fuqishme nga avokati serb Cedomir Stojkoviç, i cili bën thirrje publike që serbët e Kosovës të mos e votojnë më Listën Serbe – një subjekt që ai e quan vegël të Aleksandër Vuçiqit.

Por, përtej kritikës ndaj kësaj liste dhe ndikimit të Beogradit në Kosovë, Geci zhvesh edhe një tjetër të vërtetë shqetësuese: mbështetjen e vazhdueshme që Lista Serbe ka marrë jo vetëm nga strukturat kriminale të lidhura me Vuçiqin dhe Radojçiçin, por edhe nga partitë kryesore opozitare shqiptare – PDK dhe LDK.

Sipas Gecit, këto dy parti kanë luajtur një rol kyç në ndërtimin dhe fuqizimin e Listës Serbe, qoftë për interesa të përbashkëta politike, qoftë për përfitime biznesore. Në këtë kontekst, sipas tij thirrja e Stojkoviçit nuk sfidon vetëm Beogradin, por edhe hipokrizinë e opozitës shqiptare në Kosovë, e cila vazhdon të përdorë Listën Serbe si mjet për lojërat e veta politike, edhe pse kjo dëmton interesin kombëtar dhe shtetësinë e Kosovës.

Avokati Stojkoviç godet Listën Serbe: Serbët e Kosovës, mos e votoni!

Opozita shqiptare thotë: “Pa Listën Serbe nuk ka institucione”, por Stojkoviç paralajmëron se votimi për Listën Serbe favorizon vetëm Vuçiqin, jo interesat e serbëve të Kosovës.

Lista Serbe është sipas tij vegël e Vuçiqit dhe nuk përfaqëson interesat e komunitetit serb. Votimi për të do të çojë në braktisjen e serbëve nga Kosova, por Stojkoviç nxit serbët që jetojnë dhe punojnë në Kosovë të marrin pjesë në zgjedhje lokale dhe të votojnë për parti të tjera serbe.

Mbështetja për Vuçiqin po bie; ai tani mbështetet vetëm nga huliganë, kriminelë dhe terroristë të paguar.

Thirrja e tij e fuqishme rrezikon planet e Vuçiqit dhe alarmon bizneset e Radojçiçit, duke shqetësuar edhe shqiptarët e lidhur me të.

Kjo thirrje e Stojkoviçit që serbët të mos e votojnë Listën Serbe është shuplakë për Vuçiqin. Por paradoksi i madh shfaqet në Kosovë: pa Listën Serbe, opozita shqiptare duket se nuk e bën dot politikën e saj.

Lista Serbe nuk mbahet gjallë vetëm nga kriminelët serbë si Radojçiç dhe rrjeti kriminal i Vuçiqit, por edhe nga mbështetja direkte e opozitës shqiptare – sidomos PDK e LDK – si dhe bashkëpunëtorët e Vuçiqit në Kosovë.

Opozita në Serbi e di mirë se Vuçiqi mashtron popullin e vet me narrativën: “Po të mos jem unë, Kosova do të humbë.” Në fakt, Kosova është përdorur si mjet politik për ta mbajtur Vuçiqin në pushtet përmes strukturave që kontrollon.

Lista Serbe ka shërbyer si instrument kontrolli i Vuçiqit në Kosovë dhe si garanci për pushtetin e tij në Beograd. Madje, mbështetja e opozitës shqiptare, përmes bashkëpunimit me Radojçiçin – nga interesat politike deri tek bizneset e përbashkëta – ka qenë e qartë.

Nuk duhet harruar se Lista Serbe u formua dhe u forcua me ndihmën e partive “motra” PDK dhe LDK. Pa mbështetjen e tyre, ajo nuk do të kishte ekzistuar në këtë formë.

Prandaj, Stojkoviç i bëj thirrje: “Hajde burrë dhe thuaju edhe opozitarëve shqiptarë që të mos e mbajnë më gjallë Listën Serbe. Kjo listë nuk është projekt i Kosovës, por projekt i Vuçiqit. Ajo po i gërmon varrin politik Vuçiqit në Serbi dhe po i hap varrin opozitës shqiptare në Kosovë.”

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara