Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Gjesti i turpshëm nga Spanja, Kosova ankesë në UEFA përpara ndeshjes së U-21

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) i është drejtuar Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) me notë proteste, pasi Federata Spanjolle e Futbollit i është referuar Kosovës si “territori i Kosovës”.

Në shkresën drejtuar shefit të UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe të Federatës së Spanjës, Rafael Louzan, FFK-ja i cilësoi si “të papranueshme” veprimet e Federatës spanjolle në komunikimet zyrtare në prag të ndeshjes kualifikuese për Evropianin e ardhshëm për nën 21-vjeçarët.

Spanja iu referua Kosovës si “territor i Kosovës” në paralajmërimin që bëri për ndeshjen e ekipit të kombëtar U21 kundër Kosovës U21, që do të luhet pasdite në stadium “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Një qasje e tillë e mohon sovranitetin e Kosovës, e cila është shtet i pavarur dhe i përfaqësuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, anëtare e barabartë dhe e plotë e UEFA-s, ashtu siç është edhe vetë RFEF”, u tha në shkresën e dërguar nga kreu i FFK-së, Agim Ademi.

FFK-ja tha se kjo nuk është hera e parë që përballet me një qasje të tillë nga RFEF-ja “dhe ne e konsiderojmë këtë plotësisht të papranueshme.

Kërkojmë nga UEFA një reagim të qartë dhe të menjëhershëm për këtë çështje, si dhe një korrigjim publik dhe pranim zyrtar nga Federata e Futbollit të Spanjës, duke e pranuar se veprimet e tyre ishin të papërshtatshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të UEFA-s”, u tha në shkresë.

FFK-ja shtoi se shpreson që do të vazhdojë të trajtohet si anëtare e barabartë e UEFA-s, jo vetëm nga federata evropiane, por nga të gjitha federatat kombëtare.

Shqipëria dhe Serbia janë bashkorganizatore të Kampionatit Evropian të futbollit për nën 21-vjeçarët që do të mbahet më 2027.

Kosova dhe Spanja janë pjesë e grupit A kualifikues, së bashku me Finlandën, Rumaninë, Qipron dhe San Marinon.

Kosova e nisi fushatën kualifikuese më 5 shtator me një barazim kundër Rumanisë.

Edhe më 2021, në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2022, Kosova kishte luajtur kundër Spanjës. Federata spanjolle atëbotë, në paralajmërimin e ndeshjes me Kosovën, i ishte referuar si “territori i Kosovës”.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara