Gjini: Kushdo që kërkon votat e Aleancës për Presidentin duhet t’i pranojë këto 6 kërkesa në të mirë të qytetarëve të Kosovës

Gjini: Kushdo që kërkon votat e Aleancës për Presidentin duhet t’i pranojë këto 6 kërkesa në të mirë të qytetarëve të Kosovës

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur qëndrimin zyrtar dhe të prerë të partisë karshi procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri dhe formimit të pushtetit të ardhshëm.

Gjini sqaroi se kërkesat e prezantuara në konferencën për media janë parime shtetërore, e jo kushte bllokuese për interesa personale apo partiake, duke mohuar zërat… Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur qëndrimin zyrtar dhe të prerë të partisë karshi procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri dhe formimit të pushtetit të ardhshëm.

Gjini sqaroi se kërkesat e prezantuara në konferencën për media janë parime shtetërore, e jo kushte bllokuese për interesa personale apo partiake, duke mohuar zërat se ato bëhen për kalkulime pozitash. “Ky nuk është kusht as i Ramush Haradinajt. Ai nuk ka thënë se kusht i joni për me e bë kuorumin është me qenë ai kandidat. Kurrë nuk ka thënë ashtu.

Bile, përkundrazi ka thënë që ne nuk duam me qenë pjesë e pushtetit,” deklaroi Gjini. Gjini potencoi se këto kushte do të mbeten në fuqi pavarësisht emrit të kandidatit për president, pasi qëllimi i vetëm i Aleancës është nxjerrja e vendit nga kriza e thellë politike dhe ekonomike. Ai theksoi se refuzimi i këtyre pikave do të sillte pasoja të rënda për vendin.

“Na këto kemi me i lyp edhe nëse është Ramush Haradinaj kandidat. Këto kërkesa janë për Kosovën, nuk janë për ne, as për ministra, as për president, por për Kosovën. Unë dhe Aleanca besojmë fuqishëm që jemi keq dhe kanë me kris problemet nëse nuk merremi me to.

Kushdo që ka me qenë kandidat për president, duke e përfshirë edhe kryetarin tem, Ramush Haradinaj, Aleanca këto kushte ka me i pas për pushtetin. Shumë thjeshtë”, ka përfunduar Gjini.

Kujtojmë se ditë më parë, Ardian Gjini në një konferencë për media ka bërë të ditur se cilat janë gjashtë kërkesat e Aleancës për institucionet e reja: “Orientimi strategjik dhe gazi amerikan: pranimi i menjëhershëm i projektit të gazit amerikan si projekt i rëndësisë jetike për orientimin afatgjatë të shtetit.

Pavarësia energjetike: nisja e menjëhershme e procedurave për ndërtimin e termocentralit me thëngjill, për të garantuar zhvillim ekonomik dhe ulje të inflacionit. Lehtësime për bizneset e vogla: ngritja e menjëhershme e pragut të TVSH-së nga 30,000 në 100,000 euro, për të çliruar potencialin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Sipas informacioneve te publikuara nga Lajmi.net, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Lajmi.net

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara