Gjini: Standardi i jetës në Kosovë po bie, qeveria u jep para qytetarëve vetëm kur ka zgjedhje
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj politikave ekonomike dhe sociale të qeverisë, duke theksuar se askush nuk mund të qëndrojë i qetë përballë degradimit të standardit të jetesës në vend.
Gjatë intervistës në emisionin “Click” në RTV21, Gjini deklaroi se ekzekutivi ka treguar mungesë totale të empatisë ndaj popullit, duke… Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj politikave ekonomike dhe sociale të qeverisë, duke theksuar se askush nuk mund të qëndrojë i qetë përballë degradimit të standardit të jetesës në vend.
Gjatë intervistës në emisionin “Click” në RTV21, Gjini deklaroi se ekzekutivi ka treguar mungesë totale të empatisë ndaj popullit, duke përdorur buxhetin për lëmosha elektorale në vend të investimeve strategjike. “Nuk mundet dikush me e dashtë vendin e vet, edhe me qenë i qetë kur e sheh çka po ndodh. Kanë zero empati për njerëzit në Kosovë.
Edhe për ata që i kanë votu, kur i rrenë krejt kohën, nuk është duke ta ndi. Aq ma pak po ja ndien për ta kur ju jep pare veç kur ka zgjedhje.
Është marre për këndo që është në pushtet, me i dhënë pare popullit kur i vyn pushtetit, jo kur i vyn atyre, me ju dhënë pare kur ka zgjedhje se po i duhen atij”, ka thënë Gjini.
Duke u ndalur te rritja nominale e pagave dhe ndikimi i inflacionit, Gjini ftoi çdo qytetar të bëjë një llogari të thjeshtë të shportës së konsumit për të parë rënien e fuqisë blerëse. Ai potencoi se standardi i jetës në Kosovë po pëson rënie të vazhdueshme, përkundër faktit që qeveria shpenzon mjete për interesa të ngushta politike.
“A e mbulon rritja e pagës rritjen e inflacionit? Një gjë po ju tregoj që çdo qytetar e di, vetëm gjënë më të thjeshtë bëjeni, a bleni më shumë sot apo keni blerë para dy vjetëve, vetëm le ta shohin a blejnë më shumë sot apo para disa vitesh. Standardi i jetës në Kosovë është duke rënë.
Përkundër të gjitha mjeteve që po shpenzohen kur i duhen qeverisë jo kur i duhen qytetarit, prap po jetojmë më keq”, deklaroi Kryetari i Aleancës.
Sipas informacioneve te publikuara nga Lajmi.net, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.
Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.
Burimi: Lajmi.net
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Ekskluzive | Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

