Mbrëmë, një person është kërcënuar me armë zjarri në lagjen Baqec të Mushtishtit të Suharekës, si pasojë e një mosmarrëveshje që kishte me një 58-vjeçar për disa punime në shtëpi, raporton Gazeta Sinjali. Rasti ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së viktimës, ku i dyshuari ka vendosur t’i qërojë hesapet për punët që ishin marrë vesh para një viti.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë dhënë detaje nga denoncimi i viktimës në stacion policor, i cili i shqetësuar dhe frikësuar se mund t’i ndodhë diçka, vendosi të kërkojë ndihmë nga Policia.
Gjithçka dyshohet se ndodhi pasi viktima, sipas të dyshuarit nuk i kishte realizuar disa punime në bazë të marrëveshjes që kishin arritur në vitin 2021. Kjo e bëri atë që t’i shkojë 53-vjeçarit në shtëpi për t’i kërkuar llogari.
Në dëshminë e dhënë para hetuesve policorë, burri 53-vjeçar ka deklaruar se ka qenë në shtëpi kur i dyshuari ia zuri derën dhe pas një fjalosje, situata eskaloi dhe ai nxori armën, me ç’rast ka shtënë në ajër.
Përballë kanosjes serioze, ai vendosi ta raportojë rastin dhe menjëherë një njësi policore është vënë në veprim dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur prova që dëshmojnë të shtënat me armë.
Njësia e Hetimeve, gjatë ekzaminimit të vendit ku ndodhi rasti ka sekuestruar një gëzhojë, teksa i dyshuari është dorëzuar para Policisë, duke ua dhënë vetë armën me të cilën gjuajti, e cila më pas po ashtu është sekuestruar.
Me t’u dërguar në stacion policor, i njëjti është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë dhe ngarkohet me veprat “Përdorim i paautorizuar i armës, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe Kanosje me armë zjarri”.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Ekskluzive | Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

