I nxehti ekstrem po afrohet: Prizreni mund t’i afrohet rekordit 40.6°C

Vala e të nxehtit që ka përfshirë disa pjesë të Evropës pritet të zhvendoset gradualisht edhe drejt Kosovës dhe rajonit.

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar se temperaturat në ditët në vijim mund të arrijnë vlera shumë të larta, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.

Sipas parashikimeve të tij, të hënën temperaturat mund të shkojnë deri në 37 gradë në Rrafshin e Kosovës, ndërsa në Dukagjin mund të arrijnë deri në 39 gradë. Lokalisht nuk përjashtohet mundësia që termometri të prekë edhe 40 gradë.

Rugova ka kujtuar se rekordi i muajit qershor në Prizren është regjistruar më 26 qershor 1982, kur temperatura kishte arritur 40.6 gradë Celsius.

Institucionet shëndetësore vazhdimisht bëjnë thirrje që qytetarët të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta, të konsumojnë ujë dhe të kujdesen veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

A po përgatiteni për ditët më të nxehta? Shpërndajeni këtë paralajmërim me familjarët.

Burimi: Insajderi.org

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara