IKSHPK apel qytetarëve: Kujdes nga vala e të nxehtit këtë fundjavë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për kujdes nga temperaturat e ngritura që pritet ta përfshijnë vendin gjatë kësaj fundjave.

Bazuar në parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në Kosovë priten temperatura të larta, të cilat kategorizohen si valë e të nxehtit me intensitet mesatar.

IKSHPK rikujton se temperaturat e ngritura mund të ndikojnë në shëndetin e njeriut, prandaj masat mbrojtëse janë të nevojshme për secilin qytetar.

Vëmendje e veçantë kërkohet për grupet më të ndjeshme të popullatës, si fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit.

Sipas rekomandimeve, qytetarët duhet të qëndrojnë sa më larg të nxehtit, ta mbajnë shtëpinë të freskët, ta freskojnë trupin dhe të konsumojnë ujë rregullisht.

Po ashtu, IKSHPK bën thirrje që të mbrohen veçanërisht foshnjat dhe fëmijët nga ekspozimi i gjatë në temperatura të larta.

Këshillat kryesore janë:

  • Qëndroni larg të nxehtit gjatë orëve më të nxehta të ditës.
  • Mbajeni shtëpinë sa më të freskët.
  • Pini ujë dhe shmangni dehidratimin.
  • Mbroni fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

Shpërndajeni këtë njoftim që këshillat të arrijnë te sa më shumë qytetarë.

Burimi: Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK)

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara