Inteligjenca gjermane: Irani po spiunon aktivistët opozitarë

Inteligjenca gjermane: Irani po spiunon aktivistët opozitarë

Irani është një në mesin e tre shteteve që po spiunojnë aktivistët opozitarë që jetojnë në Gjermani dhe po përpiqen të depërtojnë në institucionet shtetërore, thuhet në raportin vjetor të publikuar më 30 qershor nga agjencia gjermane e inteligjencës së brendshme.

Raporti i agjencisë gjermane të inteligjencës së brendshme (BfV) përmend Iranin, Pakistanin dhe Marokun […] <p>The post Inteligjenca gjermane: Irani po spiunon aktivistët opozitarë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p> Irani është një në mesin e tre shteteve që po spiunojnë aktivistët opozitarë që jetojnë në Gjermani dhe po përpiqen të depërtojnë në institucionet shtetërore, thuhet në raportin vjetor të publikuar më 30 qershor nga agjencia gjermane e inteligjencës së brendshme.

Raporti i agjencisë gjermane të inteligjencës së brendshme (BfV) përmend Iranin, Pakistanin dhe Marokun si vende që kanë “angazhuar burime njerëzore” në Gjermani për të “siguruar informacione”. Sipas raportit, këto shtete po përpiqen gjithashtu të ndikojnë në politikën, mediat dhe trupat administrativë të Gjermanisë përmes “metodave klandestine”.

“Për udhëheqësit në Iran, këto grupe konsiderohen si kërcënim për vazhdimësinë e pushtetit të tyre, prandaj ata shtypin me dhunë protestat brenda vendit dhe i përndjekin këto grupe dhe individë edhe jashtë Iranit”, thuhet në raportin e inteligjencës gjermane.

Sipas raportit, komunitetet e huaja dhe aktivistët opozitarë po spiunohen ose po diskreditohen duke u paraqitur si ekstremistë, ndërsa individë të caktuar po përballen me kërcënime fizike. Duke e prezantuar raportin, ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, tha se sovraniteti i Gjermanisë po minohet përmes këtyre aktiviteteve.

Pas luftës 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit në qershor të vitit 2025, shërbimet iraniane të inteligjencës kanë spiunuar organizata hebraike dhe mbështetësit e tyre në Gjermani dhe në pjesë të tjera të Evropës, u tha në raport./REL <p>The post Inteligjenca gjermane: Irani po spiunon aktivistët opozitarë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Sipas informacioneve te publikuara nga Gazeta Online Reporteri.net, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Gazeta Online Reporteri.net

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara