Joseph:  Votuesit duhet t’i ndëshkojnë të gjithë liderët politikë që nuk gjejnë një konsensus, sepse kjo po e dëmton vendin

Joseph:  Votuesit duhet t’i ndëshkojnë të gjithë liderët politikë që nuk gjejnë një konsensus, sepse kjo po e dëmton vendin

Profesori amerikan, Edward P. Joseph, ka vlerësuar se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë u takon të gjithë liderëve politikë, duke theksuar se qytetarët duhet t’i ndëshkojnë ata nëse nuk arrijnë të gjejnë konsensus.

Joseph tha se përgjegjësinë kryesore për zgjidhjen e situatës e ka kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për shkak të […] The post Joseph: Votuesit duhet t’i ndëshkojnë të gjithë liderët politikë që nuk gjejnë një konsensus, sepse kjo po e dëmton vendin appeared first on Sinjali. Profesori amerikan, Edward P.

Joseph, ka vlerësuar se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë u takon të gjithë liderëve politikë, duke theksuar se qytetarët duhet t’i ndëshkojnë ata nëse nuk arrijnë të gjejnë konsensus.

Joseph tha se përgjegjësinë kryesore për zgjidhjen e situatës e ka kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për shkak të shumicës që kontrollon në Kuvend, por shtoi se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi të. “Absolutisht. Ata duhet ta bëjnë këtë.

Dhe nëse nuk e bëjnë, unë do të them këtë: Nëse liderët politikë dhe përsëri, po flas në shumës, nuk po them vetëm që Kryeministri Kurti ka përgjegjësi. Ai ka përgjegjësinë kryesore sepse kontrollon shumicën e votave në parlament, dhe ky është një vendim parlamentar, por të gjithë ata mbajnë përgjegjësi.

Dhe votuesit, do ta them këtë, votuesit duhet t’i ndëshkojnë të gjithë liderët politikë që nuk gjejnë një konsensus, sepse kjo po e dëmton vendin”, tha Joseph.

Duke folur për ndikimin e situatës aktuale politike, Joseph bëri dallimin mes stabilitetit të vendit dhe zhvillimit demokratik, duke theksuar se, sipas tij, Kosova mbetet një shtet i qëndrueshëm, por ngërçi aktual nuk është një shembull i mirë për demokracinë. “Këto janë dy pyetje të ndryshme. Stabiliteti është një pyetje, ndërsa zhvillimi demokratik këto janë dy gjëra të ndryshme.

Nuk besoj se kjo ndikon në stabilitet, dhe nuk do të doja ta thosha këtë, sepse besoj se Kosova është një vend i qëndrueshëm dhe një demokraci e qëndrueshme. Republika e Kosovës është e tillë, dhe unë e mbështes atë, dhe mbështes hyrjen e Kosovës në NATO, për të cilën kam qenë një nga mbështetësit më të fortë.

Sipas informacioneve te publikuara nga Sinjali, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Sinjali

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara