Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Këpucët e shqyera, polici nga Suhareka solidarizohet me kolegen e tij: Mos i shiko gunën, po shikoji punën


Një fotografi e një policeje është publikuar sot ku shihen këpucët e saj goxha të dëmtuara.

E në lidhje me këtë, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar polici nga Suhareka Gramos Shala, i cili edhe pse tha se uniformat e dëmtuara ndërrohen me kohë, pranoi se ndodh që mund të ketë vonesa për disa ditë ose javë.

Përkundër kësaj, ai ka shkruar se kjo gjë nuk u pengon që ta bëjnë punën e tyre dhe nuk e ulin dëshirën për t’i shërbyer vendit.

“Këto asnjëherë nuk më brengosin e as nuk ma humbin vullnetin e dëshirën për t’iu shërbyer qytetarëve të vendit tim, pasi që për uniformën e dëmtuar i informoj zyrtarët kompetentë në Shërbimin Policor dhe të njëjtat me ndërrohen me kohë edhe pse mund të ndodhë që për shkaqe burokratike të vonohen me ditë e me javë dhe mund të më duhet që të veshë edhe ca ditë uniformën e dëmtuar, por puna ime do të jetë e njëjta. Deri sa po i shkruaj këto rreshta po më kujtohet një proverb i vjetër shqiptar: ‘Mos i shiko gunën, por shikoji punën’”, shkroi Shala në Facebook.

Ai tha se deri te dëmtimi i uniformës vjen pas një pune të madhe të bërë në terren.

“Në secilin mëngjes që zgjohem e vesh me krenari uniformën e pastruar e të hekurosur në mbrëmjen e kaluar, e sa herë që kthehem mund të jem i përbaltur, t’i kem këpucët e dëmtuara e këmishën e shqyer, sepse gjatë 8 orëve pune kam reaguar në aksidente trafiku, zjarre ne shtëpi, zjarre fushore, forma të ndryshme të dhunës te gjitha këto të ndodhura ne terrene të ndryshme me baltë, me gurë, në borë , në shi e në diell të fortë”.
Tutje, ai është shpreh se uniforma e dëmtuar, tregon punën dhe sakrificën e një polici, përcjell Klankosova.tv.

“Një uniformë e dëmtuar tregon punën dhe sakrificën e një zyrtari Policor e kjo gjë asnjëherë nuk ma ulë moralin , ajo që më brengos dhe që më lenë plagë ne mendjen time janë fjalët e qytetarëve ku shpesh dhe na krahasojnë me armiqtë shekullorë. Me respekt: Polici i Kosovës”, shkroi ai.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara