Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit jo-publik, në kuadër të masave mbështetëse të Qeverisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, aplikimi mund të bëhet përmes platformës online të Administratës Tatimore të Kosovës.
Murati ka bërë të ditur se secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht dhe të sigurohet që të gjitha të dhënat e plotësuara të jenë të sakta, pasi aplikimet me gabime do të refuzohen.
Po ashtu, është theksuar se llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit.
Afati për aplikim do të jetë deri më 5 qershor 2026.
Sipas kritereve të publikuara, të drejtë aplikimi kanë:
Punëtorët në sektorin privat;
Punëtorët në organizata joqeveritare (OJQ);
Punëtorët në entitete publike që nuk paguhen nga lista e pagave të buxhetit, përfshirë ndërmarrjet publike dhe RTK-në.
Tek aplikacioni kërkohet edhe numri unik i biznesit. Por si ta gjeni atë?
- Kërkojeni tek kontrata e punës (faqja e parë shkruan emri i biznesit/ kompanisë dhe aty ceket numri i biznesit, apo numri unik)
- Kërkojeni në ARBK emrin e biznesit ku punoni dhe aty shfaqet numri unik i tyre.
Ndërkaq, për të përfituar nga subvencionimi, aplikuesit duhet të kenë të ardhura mujore bruto deri në 1 mijë euro dhe të jenë të deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill, e cila është dorëzuar deri më 15 maj.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Ekskluzive | Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua
Aktualitet
Dalin detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në Shirokë – Dyshohet se pësoi sulm kardiak para vetaksidentit
Suharekë
Si u arratis i ndaluari gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë?
Suhareka
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa zona të Suharekës – 21.07.2026
Diaspora
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja
Gjermani
VIDEO | Mërgimtarja befason: “Vetëm pse thashë ‘ja’ në gjermanisht, ma rritën çmimin”

