Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Këto janë punët më të paguara në Zvicër?

Pagat zvicerane janë shumë më të larta se kudo në Evropë, duke tërhequr shumë punëtorë të huaj.

Me një të ardhur mesatare mujore bruto prej 6,555 frangash (6,842 euro), Zvicra ka disa nga pagat më të larta në botë, shkruan The Local.

Bazuar në shifrat më të fundit, këto karriera ju lejojnë të fitoni më shumë në vit:

Kirurgë dhe mjekë të specializuar 460,000 franga; Avokatët: 313 000; CEO të kompanisë: 276,000; Dentistët: 249 000; Pilotë të linjës ajrore: 184,000; Gjyqtarët; 387,000; Drejtues bankash: 295 000; Zyrtarët kryesorë financiarë: 258,000; Profesorë universiteti: 221 000; Drejtorët e marketingut: 166,000 franga.

Të gjitha këto pozicione kërkojnë diploma universitare, që do të thotë se ju nevojiten kredenciale akademike për punë me pagesë të lartë, përcjell albinfo.ch.

Cilat punë paguhen më shumë nëse nuk jeni i diplomuar?

Nëse keni mbaruar një stazh zviceran (trajnim profesional), niveli i pagës suaj do të varet nga fusha e zgjedhur si dhe nga sa kohë keni që punoni në këtë profesion.

Në përgjithësi, paga mesatare pesë vjet pas përfundimit të trajnimit është 5,270 franga në muaj, sipas Zyrës Federale të Statistikave.

Në sektorin e IT paga është 1100 franga mbi këtë mesatare, ndërsa në shitje të ardhurat mujore janë më pak se 5000 franga, shkruan The Local.

Të ardhurat mesatare bruto të dytë më të larta për punësim me kohë të plotë janë ato të infermierëve.

Me një mesatare prej 6060 franga në muaj pas pesë vjetësh punësimi, ata ndiqen nga praktikantët me diplomë në elektricitet dhe ndërtim mekanik (5,445 franga), arkitekturë dhe ndërtim (5,425 franga), kontabilitet, marketing dhe sekretariat (5,367 franga) dhe sektori social (5349 franga).

Pagat më të ulëta – nën 5,000 franga në muaj – janë në sektorin e shitjes me pakicë dhe “shërbimeve personale”, përcjell albinfo.ch.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara