KGJK certifikon rezultatet zgjedhore për anëtarët e rinj, zgjidhen Agron Maxhuni dhe Valentina Sopjani

KGJK certifikon rezultatet zgjedhore për anëtarët e rinj, zgjidhen Agron Maxhuni dhe Valentina Sopjani

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave themelore, Gjykatës Administrative dhe Dhomave të Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale, raporton Ekonomia Online.

Gjatë mbledhjes, anëtari i KGJK-së, Ahmet Imami prezantoi kronologjinë e procesit zgjedhor, duke theksuar se ai është zhvilluar sipas planit […] Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave themelore, Gjykatës Administrative dhe Dhomave të Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale, raporton Ekonomia Online.

Gjatë mbledhjes, anëtari i KGJK-së, Ahmet Imami prezantoi kronologjinë e procesit zgjedhor, duke theksuar se ai është zhvilluar sipas planit dhe kalendarit të miratuar nga Këshilli, ndërsa është monitoruar nga partnerët ndërkombëtarë dhe shoqëria civile. “Kjo ka qenë një proces i zgjatur me të dyja datat që është zhvilluar, por më lejoni shkurtimisht me paraqit këtë kronologji.

Ashtu siç e dimë të gjithë, Këshilli Gjyqësor ka miratuar datat e zgjedhjeve në gjykatat themelore të vendit. Komisioni, në bazë të planit dhe kalendarit, ka organizuar procesin si vijon: 16 qershor janë organizuar zgjedhjet në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Nga katër kandidatë të nominuar, kandidatja e kualifikuar në votimin zgjedhor ka qenë gjyqtarja Valentina Sopjani. Më 17 qershor Komisioni ka organizuar zgjedhjet në Gjykatën Themelore në Gjilan dhe në Ferizaj.

Në Gjilan nuk kemi pasur kandidat të suksesshëm për t’u kualifikuar në votimin zgjedhor, ndërsa në Ferizaj ka qenë gjyqtari Ilir Bytyqi. Më 18 qershor, Komisioni ka organizuar zgjedhjet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe në Pejë. Në Mitrovicë, kandidat të kualifikuar kemi pasur gjyqtarin Agron Maxhuni, kurse në Pejë, kandidati i kualifikuar ka qenë gjyqtari Besnik Shala.

Ndërsa më 19 qershor, Komisioni ka organizuar zgjedhjet në Gjykatën Themelore në Prizren, ku sipas rezultatit të datës 19 qershor, kandidatja e suksesshme, e kualifikuar në votimin zgjedhor, ka qenë gjyqtarja Diona Bajrami. Me datën 22 qershor, komisioni ka pranuar një e-mail ku kandidati, respektivisht gjyqtari Besnik Shala, është tërhequr nga gara.

Komisioni ka miratuar listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar për datën 23 qershor, të cilët kanë qenë: gjyqtari Agron Maxhuni nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega Vushtrri; gjyqtarja Diona Bajrami nga Gjykata Themelore në Prizren; gjyqtari Ilir Bytyqi nga Gjykata Themelore në Ferizaj; dhe gjyqtarja Valentina Sopjani nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Me datën 23 qershor është mbajtur votimi zgjedhor, ku sipas rezultatit nga këta katër kandidatë të kualifikuar, votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit Gjyqësor i kanë fituar gjyqtari Agron Maxhuni dhe gjyqtarja Valentina Sopjani.

Sipas informacioneve te publikuara nga Ekonomia Online, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Ekonomia Online

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara