Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Komunat presin nga Qeveria lirimin e disa masave anti-COVID

Të hënën Asociacioni i Komunave të Kosovës, do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti dhe tre ministra, ku do të diskutohet rreth kritereve dhe formulës së shpërndarjes së 10 milionë eurove në komuna, fillimin e procesit mësimor, si dhe situatën epidemiologjike.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i cili shpreson se po në këtë takim do të lirohen edhe disa nga masat që janë ndërmarr më herët.

“Në këtë takim do të diskutohen disa tema kryesore. Do të jetë fillimi i procesit mësimor 2020/21, gjithashtu do të diskutohet edhe sa i përket kritereve dhe formulës së shpërndarjes së 10 milionë eurove në komunat e Kosovës si përkrahje në luftën ndaj parandalimit të përhapjes së COVID-19. Do të diskutojmë edhe për situatën epidemiologjike në Republikën Kosovës, ku shpresojmë se disa masa që janë ndërmarr më herët të lirohen”, thotë ai.

Sa i përket shpërndarjes së 10 milionë eurove në komuna, Ibrahimi thotë se këto të fundit hyjnë në atë vijë buxhetore ku të gjitha mjetet që komunat i kanë shpenzuar në luftimin e përhapjes së COVID-19 do t’i rikthehen.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga niveli qendror që t’ia mundësoj komunave rialokimin e mjeteve buxhetore në mënyrë që ata t’i shfrytëzojnë për parandalimin e COVID-19. Kemi gjetur një gjuhë të përbashkët dhe kemi hapur një nën kod së bashku me ministren e financave, ku komunave i është lejuar të shpenzojnë mjete financiare për antiCovid dhe të gjitha ato mjete dhe ato fatura t’i adresojnë në këtë nën kod dhe pastaj niveli qendrorë të bëjë kthimin e mjeteve financiare komunave”, deklaron ai.

Në takimin e 24 gushtit, do të diskutohet edhe fillimi i procesit mësimor 2020/21, për çka Ibrahimi u shpreh i bindur se komunat janë të gatshme.

“Komunat janë të gatshme sa i përket fillimit të procesit mësimorë të këtij viti, ndarjen në grupe të caktuara apo në çfarë ‘skenari’ do të përdorën, do të jetë vendim individual i secilës komunë në bazë të rrethanave në teren”, thotë ai.

Ibrahimi vlerëson se, që nga fillimi i pandemisë, komunat janë treguar të suksesshme në menaxhimin e situatës epidemiologjik

TvPz

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara