Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër

Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër

Nga 1 korriku 2026 hyjnë në fuqi një sërë ndryshimesh në Zvicër. Ato prekin transportin rrugor, sinjalistikën, garat automobilistike, eksportin e materialeve të luftës, si dhe masat kundër mashtrimeve përmes telefonit. Disa rregulla të reja do të zbatohen në Zvicër gjatë muajit korrik.

Ndër ndryshimet kryesore janë kufizimet e reja për kohën e punës dhe […] The post Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër appeared first on Albinfo. Nga 1 korriku 2026 hyjnë në fuqi një sërë ndryshimesh në Zvicër. Ato prekin transportin rrugor, sinjalistikën, garat automobilistike, eksportin e materialeve të luftës, si dhe masat kundër mashtrimeve përmes telefonit.

Disa rregulla të reja do të zbatohen në Zvicër gjatë muajit korrik. Ndër ndryshimet kryesore janë kufizimet e reja për kohën e punës dhe pushimit të shoferëve të furgonëve të transportit, lejimi i garave automobilistike pas më shumë se shtatë dekadash ndalim, si dhe masa të reja kundër falsifikimit të numrave telefonikë.

Rregulla më të rrepta për shoferët e furgonëve Nga 1 korriku 2026, rregullat për kohën e punës dhe pushimit në transportin ndërkombëtar rrugor do të zgjerohen edhe për disa kategori të shoferëve të furgonëve. Deri më tani, rregullat e posaçme zbatoheshin kryesisht për automjetet mbi 3.5 tonë dhe për mjetet që transportojnë më shumë se 16 persona.

Në të ardhmen, ato do të vlejnë edhe për furgonët që kalojnë kufijtë dhe kanë peshë mbi 2.5 tonë. Autoritetet zvicerane synojnë që këto masa të rrisin sigurinë në trafikun rrugor. Shenja dygjuhëshe në komunikacion Nga korriku do të lejohen edhe tabelat dygjuhëshe të komunikacionit në disa zona të Zvicrës.

Sipas rregullave të reja, vendbanimet ku një grup gjuhësor më i vogël përbën të paktën 30 për qind të banorëve mund të paraqiten në mënyrë dygjuhëshe në tabelat orientuese në kryqëzime dhe pika lidhëse rrugore. Për autostradat dhe rrugët nacionale, kantonet ose komunat duhet të paraqesin kërkesë pranë Zyrës Federale për Rrugë (ASTRA).

Rikthehen garat automobilistike Nga 1 korriku 2026, garat automobilistike do të lejohen sërish në Zvicër, për herë të parë që nga viti 1955. Vendimin për autorizimin e garave në pista do ta marrin kantonet. Ndalimi ishte hequr nga Ligji për Trafikun Rrugor në vitin 2022, por ndryshimi në rregulloren përkatëse hyn në fuqi vetëm tani.

Lehtësohen rregullat për eksportin e materialeve të luftës Zvicra do të zgjerojë rregullat e thjeshtuara të kontrollit për eksportin e materialeve të luftës edhe për të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian dhe vendet e EFTA-s. Ndryshimi do të përfshijë shtete si Islanda, Bullgaria, Estonia, Kroacia, Letonia, Lituania, Malta, Rumania, Sllovakia, Sllovenia dhe Qiproja.

Sipas informacioneve te publikuara nga Albinfo, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Albinfo

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara