Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Kosova dhe Shqipëria për mua janë njëjtë, Daku tregon se për cilën do të luaj

Mirlind Daku është deklaruar sërish sa i përket përfaqësimit të Kosovës apo Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Sulmuesi shtatlartë nuk u ftua nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e marsit, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, me ç’rast reagimet ishin të shumta.

Edhe vetë Daku ishte shprehur i zhgënjyer për mos-ftesën, teksa ishte shprehur edhe i gatshëm për t’iu bashkuar Kombëtares së Shqipërisë, nëse do të kishte një mundësi të tillë.

Sulmuesi gjilanas muajin e kaluar u pajis edhe me pasaportë shqiptare, duke shtuar edhe më shumë zërat që ai të përfaqësojë “Kuqezinjtë”. Megjithatë, ai konfirmoi se nuk ka marrë ofertë nga Shqipëria ende.

Kosovë, Shqipëri për mu janë njëjtë. Sikur të shërbejë për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë. Meqë deri tash Kosovës nuk iu kam dashur, se di a mund t’i kryejë punë ende. Vjen koha e do ta shohim ku do të luajë. Oferta nga Shqipëria ende nuk kam marrë, por në atë moment që e marrë, do e trajtoj seriozisht. Unë nuk e kam marrë pasaportën veç për ta kryer transferimin, por do ta shohim si është. Unë tani kam mundësinë me bë zgjedhje, do ta bëjë për një shtet shqiptar. Nonstop kam qenë gati 100% me përfaqësu Kosovën, por neglizhenca e tyre më ka bërë që ta mendojë edhe Shqipërinë”, tha 25-vjeçari në “Sports Show”.

Mua mu ka dashtë më së shumti ftesa për me bo një transferim në disa momente, çka ndryshova une për dy muaj, për dy muaj kam mujtë me ndryshu fanellën e tash pasaportën, e tani po luaj në një ligë më të fortë. Kjo më bën me mendu edhe tjera opsione, ndërgjegja ime është e pastër. Herën e fundit kam ardhë te Kombëtarja me 40 temperaturën, katër ditë, tri banane i kam hangër në Kombëtare. Zoti është i madh i sheh krejt senet”, deklaroi Daku.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara