Kriza politike, Zulfaj: Kosova humb mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes
Kosova ka humbur mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.Kryenegociatori i Kosovës me Unionin Evropian dhe koordinatori Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, Jeton Zulfaj, tha se për shkak të krizës politike nuk kanë arritur t’i miratojnë pesë ligje në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, për shkak se qeveria është në detyrë, nuk ka arritur të miratojë strategjinë për luftimin e krimit të organizuar, raporton KosovaPress.Zulfaj në konferencë për media të mërkurën tha se miratimi i këtyre ligjeve ka qenë i paraparë në kuadër të reformave, afati i fundit i të cilave ka qenë 30 qershori i këtij viti.“Do t’i përmend hapat që nuk kanë arritur të zbatohen deri dje në kohë.
Këto janë Ligji për Energji dhe Energji Elektrike, sistemi i kontrollit të ndihmës shtetërore, Ligji për Inovacion, legjislacioni kornizë dhe aktet ligjore për falimentimin dhe paaftësinë paguese.
Pakoja e ligjeve të reformës në drejtësi, që janë gjithsej gjashtë ligje: Ligji për KPK-në, KGJK-në, Akademinë e Drejtësisë, përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, rekrutimin, vlerësimin e performancës dhe administrimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Po ashtu edhe Strategjia për Luftimin e Krimit të Organizuar.
Këta gjashtë hapa që nuk janë zbatuar, pesë prej tyre kanë të bëjnë me aprovimin e ligjeve në Kuvend. Hapi i mbetur, që është strategjia për luftimin e krimit të organizuar, është veprim i cili duhet të miratohet në Qeveri, por për arsye procedurale nuk mund të bëhet nga qeveria në detyrë.
Me fjalë të tjera, pothuajse të gjithë hapat që nuk kanë arritur të zbatohen në afatin shtesë janë si pasojë e mosfunksionimit dhe bllokadës në Kuvend.
Kostoja e përllogaritur e mosrealizimit me kohë të këtyre gjashtë hapave llogaritet të jetë mbi 40 milionë euro”, tha ai.Megjithatë, ai shtoi se më 15 korrik do të dorëzojnë raportin e radhës në BE, ku do të kërkojnë lirimin e fondeve për zbatimin e disa reformave që, sipas tij, i kanë realizuar.“Kosova ka kryer të gjitha obligimet, pavarësisht vonesave në ratifikimin e marrëveshjeve për shkak të bllokadës në Kuvend.
Deri tani kemi dorëzuar tri raporte gjashtëmujore, ndërkaq më 15 korrik do të dorëzojmë raportin e katërt për zbatimin e Agjendës së Reformave, ku do të jetë raporti i parë zyrtar. Me këtë rast do të dorëzojmë kërkesën e parë për lirimin e fondeve për të gjithë hapat që kemi zbatuar deri më 30 qershor.
Sipas informacioneve te publikuara nga Telegrafi, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.
Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.
Burimi: Telegrafi
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Haradinaj mirëpret delegacionin amerikan në Gllogjan: Serwer dhe Marquez nderohen me medalje (Lajmi.net)
Aktualitet
Këta janë 9 të arrestuarit sot për kontrabandë dhe import të ujit në vend të naftës
Drejtësi
Aksion në mbi 40 lokacione, bastisje edhe në Suharekë për dyshime për kontrabandë me derivate
Suhareka
Rrahje mes babait, djemve dhe xhaxhait në Reçan të Suharekës
Lajme
Reshjet e mëdha të shiut bllokojnë rrugën në magjistralen Ferizaj-Gjilan (RTV 21)
Lajme
Roboti bën simbolin e shqiponjës dykrenare së bashku me Edi Ramën në Gjermani

