Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Kryeministri Hoti: Marrëveshja që kemi arritur do të krijojë mijëra vende të reja pune

Marrëveshja që kemi arritur do të krijojë mijëra vende të reja pune

Bashkë me anëtarë të kabinetit, gjatë ditës së sotme kemi pritur në takim një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili përbëhej nga i dërguari special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori Richard Grenell, kryeshefi ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në ShBA, (DFC) Adam Boehler, përfaqësues të USAID-it, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në ShBA.

E kam njoftuar delegacionin amerikan për prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe angazhimin tonë për rimëkëmbje ekonomike. Po ashtu kam falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në rrugën e saj euroatlantike, si dhe në projektet konkrete për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.

Pas takimi, në një ceremoni të veçantë, me kryeshefin Ekzekutiv të Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në ShBA (DFC), Adam Boehler, kemi nënshkruar deklaratën e përbashkët të Kosovës dhe ShBA-ve. 🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇺🇸🇺🇸🇺🇸

Më poshtë fjala ime e plotë në konferencë për media:

Mirëmbrëma të gjithëve!

Me lejoni t’ju falënderoj të gjithëve për këtë interesim! Ne sot ishim të nderuar të presim në Qeverinë e Kosovës delegacionin nga ShBA-të, të kryesuar nga ambasadori Grenell. Ishte një nder i veçantë me një delegacion të agjencive kyçe të ShBA-ve për zbatimin e marrëveshjes, të cilën e kemi arritur në Uashington më datë 4 shtator.

Prezenca e tyre sot besoj që flet një gjë, tregon vendosmërinë dhe seriozitetin e Presidentit Trump, të Administratës së tij, të ambasadorit dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij, për zbatimin e një marrëveshjeje që po cilësohet me plot të drejtë marrëveshje historike, hap tepër i madh drejt finalizimit të marrëveshjes finale në mes të dy vendeve.

Kishim një bisedë të gjerë dhe të detajizuar për të gjitha pikat e marrëveshjes. E them me kënaqësi dhe e kam për nder ta them që do të lëvizim shpejt për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Tanimë është krijuar një momentum i ri ekonomik në Kosovë dhe në regjion dhe bashkë me këtë momentum të ri ekonomik besoj se do të lëvizim përpara edhe në pjesën e normalizimit të marrëdhënieve politike.

Kjo marrëveshje që kemi arritur do të krijojë mijëra vende të reja pune, do ta shndërrojë Kosovën dhe regjionin në regjion më të integruar në aspektin e infrastrukturës dhe të zhvillimit ekonomik.

Ne jemi angazhuar komplet si qeveri, i kemi bërë përgatitjet e nevojshme dhe tash presim që në javët e ardhshme, konkretisht ministrat përkatës në qeveri, bashkë me pjesën e Administratës së ShBA-ve, të lëvizin konkretisht në zbatimin e marrëveshjes.

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara