Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

LDK Suharekë, shpreh keqëardhje për keqinformim

LDK Suharekë përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook ka shprehur keqardhje lidhur me keqëinformimin e mbrëmshëm në facebook.

Megjithatë ata kanë kërkuar nga Bali Muharremaj që tu përgjigjet edhe rreth 60 reagimeve të tjera të LDK-së.
Ja postimi i plotë:

Më në fund reagon Bali Muharremaj!

Mbi 60 (gjashtëdhjetë) postime nga faqja e LDK së në Suharekë, kundër keqpërdorimit të pushtetit nga kryetari aktual dhe pothuajse asnjë reagim, ndërkaq tani te pjesa de jure e përfituesit të donacionit nga Japonia, paska reaguar kryetari. Kjo nënkupton pajtim me postimet e mëparshme të degës së LDK-së në Suharekë.

Padyshim që dega e LDK-së duke qenë e përgjegjshme para opinionit ka obligim sqarimin para tij.

Reagimi i sotëm i kryetarit aktual nënkupton që e ka pranuar vërtetësinë e 60 reagimeve tjera të cilave nuk u ka reaguar kryetari Muharremaj. Dhe përmes mosreagimit të stërgjatur, indirekt e pranon se ka keqpërdorur 380 mijë eurot e bugjetit komunal, në vitin 2018, ka pranuar se ka politizuar arsimin, ka pranuar se ka punësuar pa kritere militantët e AAK- së, ka pranuar se ka keqpërdorur ndihmat dhe donacionet, ka pranuar se ka kryer punët infrastrukturore pa cilësi, të cilat tashmë kanë filluar të dëmtohen, ka pranuar se u ka dhënë tenderë njerëzve të tij të afërt, me një fjali ai ka pranuar çdo vërejtje tonën. Dhe vazhdon të qeverisë dhe keqpërdorë pushtetin si të mos ketë fare, imstitucione të drejtësisë.

LDK dega në Therandë, dje përmes një postimi, ka reaguar për mënyrën e paraqitjes në opinion të ndihmave japoneze dedikuar mbrojtjes së ambientit. Sepse mënyra e reagimit e kryetarit aktual dje, nuk ka qenë në përputhje me etikën politike, ngase nuk e potencon situatën në tërësinë e saj.

Qeveria japoneze ka dhuruar 15 kamionë, dhe prej të cilëve 4 u dhuruan për Suharekën gjegjësisht për të kontribuar në mbajtjen pastër të ambientit. Ngase mos paraqitja në tërësi e donacionit nënkupton instrumentalizim të tij për interesa të politikës ditore. Ndërkaq tek pjesa e përfituesit, de fakto është përfitues ekoregjioni, ndërkaq për pjesën de jure të saj është komuna, ndonëse në media (Klan Kosova), u lajmërua se përfituesi ishte ekoregjioni, edhe de jure.

Sidoqoftë, përfituesi de jure qenka Komuna, kjo me sa duket në dokumentin e publikuar nga kryetari aktual në llogarinë e tij në Facebook. Dhe për këtë detal të keqinformimit dega e LDK-së në Suharekë, shpreh keqardhje.

Por gjithashtu dega e LDK-së në Suharekë kërkon sqarim nga z. Bali Muharremaj, pse nuk reagoi dhr pse nuk e sqaroni opininin në secilin postim reagues të LDK-së, kur kishte të bënte mbi keqpërdorimin e pushtetit dhe parasë publike nga ana e Bali Muharremajt!?

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara