Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar politike për çështjen e Presidentit të vendit.
Në reagim, kjo parti thotë se takimet e deritanishme ndërmjet subjekteve politike kanë qenë konsultative, me qëllim gjetjen e një kandidati konsensual për këtë pozitë të rëndësishme shtetërore.
Ndër të tjera, LDK-ja thotë se konsensusi nuk është garë politike dhe nuk mund të ndërtohet si proces ku njëra palë propozon emra, ndërsa të tjerat ftohen vetëm për t’i mbështetur ata.
“Konsensusi nënkupton një proces të përbashkët diskutimi dhe dakordimi për një figurë që përfaqëson unitetin institucional të vendit dhe gëzon besimin e gjerë parlamentar”, thotë LDK-ja.
Kjo parti thotë se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje nuk reflekton një përpjekje serioze për ndërtimin e këtij konsensusi.
“Përkundrazi, ajo e trajton këtë proces si një garë politike e jo si përpjekje për të arritur dakordim politik. Një qasje e tillë nuk i shërben as frymës së Kushtetutës dhe as nevojës së vendit për stabilitet institucional”, thotë LDK-ja.
LDK-ja tha se vlerëson se mënyra se si është zhvilluar ky proces nga ana e VV-së “nuk krijon kushtet për zgjedhjen e Presidentit dhe nuk dëshmon qëllim të mirëfilltë për të arritur një marrëveshje të gjerë politike”.
“Zgjedhja e Presidentit është një proces që kërkon maturi, përgjegjësi dhe vullnet të vërtetë për bashkëpunim ndërmjet subjekteve parlamentare”, u tha në reagimin e LDK-së.
Në këtë frymë, Lidhja Demokratike e Kosovës shprehu keqardhje që, “për shkak të kësaj qasjeje të papërgjegjshme politike, vendi po shkon drejt kalimit të afateve kushtetuese dhe rrezikon të dërgohet në edhe një palë zgjedhje të reja, në vend të arrihet stabiliteti institucional, të cilin qytetarët tanë e presin dhe e meritojnë”.
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Lajme
Policia jep detaje për tragjedinë në Shëngjin: Dy pushues nga Kosova humbën jetën, tre po marrin trajtim mjekësor
Politike
Këto ishin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Komunën e Suharekës
Ekonomi
Shahini kritikon kufizimin e ATK-së për pagesat kesh mbi dy mijë euro: tregon kush goditet më shumë
Politike
Blerim Kuçi prezanton platformën e tij politike, fton qytetarët të njihen me vizionin e tij
Politike
Abdixhiku nga Rahoveci: LDK po vjen me projekte, jo me propagandë
Politike
Bedri Hamza: Gratë janë forca e ndryshimit

