LVV mirëpret propozimin për garë me dy kandidatë për president, LDK insiston në Vjosa Osmanin

LVV mirëpret propozimin për garë me dy kandidatë për president, LDK insiston në Vjosa Osmanin

Lëvizja Vetëvendosje e sheh si të pranueshme idenë që për postin e presidentit të garojnë një kandidat i saj dhe një kandidat i përbashkët i ish-opozitës, ndërsa LDK-ja thotë se mbetet pas kandidaturës së Vjosa Osmanit. The post LVV mirëpret propozimin për garë me dy kandidatë për president, LDK insiston në Vjosa Osmanin appeared first on Albinfo.

Lëvizja Vetëvendosje ka mirëpritur idenë e hedhur nga përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për një garë me dy kandidatë për postin e presidentit të vendit, si mënyrë për të shmangur një bllokadë të re institucionale, përcjell albinfo.ch.

Deputeti i zgjedhur i Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se presidenti është përgjegjësi e të gjithë deputetëve dhe jo vetëm e shumicës parlamentare. Sipas tij, një garë mes kandidatit të Vetëvendosjes dhe një kandidati të përbashkët të partive që kanë qenë në opozitë do të mund të siguronte kuorumin e nevojshëm për zgjedhjen e kreut të shtetit.

“Ka mënyra të ndryshme për ta tejkaluar bllokadën nëse ka vullnet politik. Kjo është një nga mënyrat”, ka deklaruar Rrustemi.

Ideja u propozua fillimisht nga deputeti i zgjedhur i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i cili sugjeroi që partitë e ish-opozitës të mbështesin një kandidat të përbashkët për president, konkretisht Ramush Haradinaj, ndërsa përballë tij të garojë kandidati i propozuar nga LVV-ja.

Sipas këtij skenari, 57 deputetët e Vetëvendosjes dhe 47 deputetët e partive të ish-opozitës do të siguronin kuorumin prej 80 deputetësh, i nevojshëm në dy raundet e para të votimit për president. Megjithatë, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk duket e gatshme të heqë dorë nga kandidatura e saj. Nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri, ka deklaruar se Vjosa Osmani mbetet kandidatja e LDK-së për presidente.

“Ka 10 ditë që i kam paraqitur parimet gjithëpërfshirëse për bashkëpunim dhe nuk dalim jashtë tyre”, ka thënë Haziri. Ndërkohë, edhe deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, ka bërë thirrje për një qasje gjithëpërfshirëse, duke kërkuar që partitë politike të arrijnë marrëveshje për të gjitha institucionet dhe jo vetëm për zgjedhjen e presidentit.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit u mbajtën pasi deputetët e legjislaturës së kaluar nuk arritën të zgjedhin presidentin, duke çuar vendin në një krizë institucionale dhe në zgjedhje të reja parlamentare. /Albinfo.ch The post LVV mirëpret propozimin për garë me dy kandidatë për president, LDK insiston në Vjosa Osmanin appeared first on Albinfo.

Sipas informacioneve te publikuara nga Albinfo, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Albinfo

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara