Mbappe thyen një rekord që nuk e arriti as Messi, francezi vazhdon të shkruajë histori në Kupën e Botës

Mbappe thyen një rekord që nuk e arriti as Messi, francezi vazhdon të shkruajë histori në Kupën e Botës

Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror.

Sulmuesi francez realizoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Suedisë dhe vendosi rekorde të reja në Kupën e Botës.Me golin e tij të parë në këtë ndeshje, Mbappe arriti në kuotën e nëntë golave në fazat eliminatore të Kupës së Botës, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e ndeshjeve me eliminim direkt.Deri tani, francezi e ndante këtë rekord me dy legjendat braziliane, Leonidas dhe Ronaldo Nazario, të cilët kishin realizuar nga tetë gola secili.

Megjithatë, Mbappe nuk u ndal me kaq dhe me golin e dytë e çoi shifrën në 10 gola në fazat eliminatore. Dy golat ndaj Suedisë e ngjitën gjithashtu sulmuesin francez në vendin e dytë të listës së golashënuesve më të mirë në historinë e Kupës së Botës.

Mbappe tani numëron 18 gola në turneun më të madh të futbollit, duke lënë pas legjendën gjermane, Miroslav Klose.Vetëm Lionel Messi mbetet para tij.

Kapiteni i Argjentinës ka qenë në formë të jashtëzakonshme në Kupën e Botës 2026, duke realizuar një “hat-trick” ndaj Algjerisë, dy gola kundër Austrisë dhe një tjetër ndaj Jordanisë në fazën e grupeve.Messi kryeson aktualisht renditjen me 19 gola, por me formën që po kalon Mbappe, duket se rekordi i argjentinasit është seriozisht i rrezikuar. /Telegrafi/ Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror.

Sulmuesi francez realizoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Suedisë dhe vendosi rekorde të reja në Kupën e Botës.Me golin e tij të parë në këtë ndeshje, Mbappe arriti në kuotën e nëntë golave në fazat eliminatore të Kupës së Botës, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e ndeshjeve me eliminim direkt.Deri tani, francezi e ndante këtë rekord me dy legjendat braziliane, Leonidas dhe Ronaldo Nazario, të cilët kishin realizuar nga tetë gola secili.

Megjithatë, Mbappe nuk u ndal me kaq dhe me golin e dytë e çoi shifrën në 10 gola në fazat eliminatore. Dy golat ndaj Suedisë e ngjitën gjithashtu sulmuesin francez në vendin e dytë të listës së golashënuesve më të mirë në historinë e Kupës së Botës.

Mbappe tani numëron 18 gola në turneun më të madh të futbollit, duke lënë pas legjendën gjermane, Miroslav Klose.Vetëm Lionel Messi mbetet para tij.

Sipas informacioneve te publikuara nga Telegrafi, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Telegrafi

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara