Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Mbi 700 pickime të rriqrave në Malishevë, tre persona janë dërguar në QKUK

Edhe këtë vit në Komunën e Malishevës janë shënuar mbi 700 pickime nga rriqrat, prej tyre 3 persona janë dërguar në Klinikën Infektive në QKUK. Zyrtarë nga kjo komunë thonë se ata kanë bërë spërkatjet dhe repelimin e kafshëve, por edhe kanë mbajtur ligjërata në shkollat e kësaj komune si të mbrohen nga pickimet e rriqrave.

Komuna e Malishevës njihet si vatër endemike e rriqrave, ku nga paslufta, si pasojë e etheve hemorragjike Krime Kongo, kanë vdekur 18 persona. E kjo vazhdon të jetë ende sfidë për këtë komunë, ndonëse nga viti 2014, përveç pickimeve nuk ka asnjë rast vdekjeje.

Drejtori i Shëndetësisë nga kjo komunë, Hajdin Berisha për Radio Kosovën thotë se përkundër përgatitjeve dhe masave parandaluese që janë ndërmarrë, ka një numër të konsiderueshëm të pickimeve.

“Aktualisht i kemi 752 raste të pickimeve 3 raste i kemi dërguar në Klinikën Infektive. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka një rënie. Jemi në muajt korrik dhe gusht ku mund të shtohet numri i pickimeve”, tha ai.

Komuna e Malishevës për parandalimin e përhapjes së etheve hemoragjike përveç spërkatjes ka organizuar edhe fushatë për informimin e publikut.

Megjithëkëtë, drejtori Berisha thotë se shqetësim mbetet repelimi i kafshëve që duhet të bëhet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

Berisha sqaron se për ta parandaluar shumimin e rriqrave kanë ndërmarr aksione për pastrimin e deponive të mbeturinave.

“Kemi filluar vit pas viti me eliminimin e deponive pastaj rekomandimet dhe këshillat dhënë fermerëve kemi shkuar tek familjarët t’u tregojmë se si mbahet oborri, pastaj si duhet të përkujdesen për kafshët”, tha ai.

E Halit Mazreku zyrtar për emergjenca në Komunën e Malishevës sqaron e këtyre ditëve janë duke bërë spërkatjen nëpër zonat endemike.

“Janë trajtuar Malisheva, Drenoci, Caralluka. Pra shkojmë nga dy tri ditë nëpër këto fshatra”, tha ai.

Ethet hemorragjike janë grup i sëmundjeve infektive akute të rënda të shkaktuara nga viruset. Karakterizohen me dëmtim të sistemit vaskular si dhe çrregullim të aftësisë rikuperuese të organizmit

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara