Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Mblidhen 2 miliardë dollarë donacione për vaksinën kundër COVID-19 për vendet e varfra

Një program i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe grupi për vaksina GAVI, kanë mbledhur mbi 2 miliardë dollarë, të cilat do të përdoren për të blerë dhe shpërndarë në vendet e varfra vaksinën kundër koronavirusit.

Megjithatë, ata thonë se kjo shumë nuk është e mjaftueshme që të gjitha vendet e varfra të furnizohen me vaksinën potenciale kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Aleanca GAVI tha se këto mjete do t’i lejojnë COVAX-it –programit të OBSH-së që ka për qëllim mbledhjen e fondeve për zbulimin e vaksinës për COVID-19 – që të blejë një miliard doza të vaksinës, për 92 shtete, të cilat nuk kanë mundësi që t’i blejnë vetë.

“Ne kemi parë shtete dhe donatorë privatë nga e gjithë bota që kanë kontribuar që të arrihet ky qëllim”, tha shefi i GAVI-it, Seth Berkley, duke shtuar se është çështje “urgjente” po ashtu, që të financohen trajtimet për koronavirus dhe diagnostikimi.

Berkley tha se deri në fund të vitit 2020, nevojiten të mblidhen edhe 2 miliardë dollarë për diagnostikim dhe 6,1 miliardë dollarë për trajtim mjekësor.

Edhe 5 miliardë dollarë të tjera duhet të mblidhen deri më 2021, në mënyrë që të blihen doza të vaksinës kundër COVID-19, vaksinë e cila ende nuk është zbuluar.

Por, kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech, javën e kaluar njoftuan se vaksina e tyre kundër koronavirusit, sipas studimeve të para, ka treguar se është efektive deri në 90 për qind. Këto kompani kanë shprehur interesimin, që sapo vaksina e tyre të miratohet për përdorim, të furnizojnë programin COVAX me doza të nevojshme.

Vendet që kanë kontribuar më së shumti janë:

Presidentja e Komisionit Europian deklaroi 100 milionë euro për vaksinat në vendet më të ardhura të pakta, shtuar edhe shumës së deklaruar nga Banka Europiane prej 400 milionë euro.

Franca po ashtu ka dhuruar 100 milionë euro.

Spanja, një nga vendet më të goditura, ka dhënë 50 milionë euro.

Fondacioni Bill & Melinda Gates ka dhënë 156 milionë dollarë.

Koreja e Jugut ka dhënë 10 milionë dollarë.Reporteri

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara