Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajmet lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe në zhvillimet më të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë. Qëllimi i portalit është të informojë publikun në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të besueshme për ngjarjet që ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Në Suhareka Express, lexuesit mund të gjejnë lajme dhe informacione nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura, teknologjia dhe showbizi. Përmes raportimeve të përditshme, portali synon të pasqyrojë zhvillimet më të fundit dhe temat që janë me interes për komunitetin.

Suhareka Express shërben si një burim i rëndësishëm informimi për qytetarët e Suharekës, për mërgatën shqiptare dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë të informuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

Ministri Kuçi flet për Luanin në Gjilan

Sqarim për rastin e luanit që mbahet në Gjilan

Pas shumë raportimeve dhe reagimeve në lidhje me mbajtjen e një luani në Gjilan në kushte të pafavorshme, ju lutem gjeni sqarimin e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientuit, Blerim Kuçi, për këtë çështje.

Sqarim për rastin e luanit që mbahet në Gjilan

Dje kam pranuar një numër të madh të mesazheve që vinin nga e gjithë bota, nga aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, përfshirë edhe aktivistët vendorë.

Më 8 nëntor qenka bërë një vit prej kur ky luan qëndron në kushte të pafavorshme për këtë kafshë në një restorant në Gjilan. Me të drejtë, shoqëria civile është shprehur e shqetësuar.

Dua të ju informoj që jam njoftuar në parim për ngjarjen dhe kabineti im po merret për hapat e mëtutjeshëm, duke qenë edhe në komunikim me anëtarët e shoqërisë civile. Tashmë, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka një Grup Punues për të gjetur zgjidhjen e këtij problemi, ku bëjnë pjesë edhe anëtarë të shoqërisë civile.

Ky rast po trajtohet edhe në Prokurorinë Themelore të Gjilanit. Prokurorisë dhe konkretisht Prokurorit të Çështjes i ka shkuar një letër më 1 shtator 2020 me propozime për hapat që duhen ndërmarrë për rastin në fjalë, mirëpo ende nuk është marrë asnjë përgjigje zyrtare.

Tashmë do të zhvillojmë një takim me grupin punues gjatë kësaj jave dhe për secilin hap që do të ndërmerret, do të ju mbajmë të informuar.

Në kapacitetet tona infrastrukturore ne nuk posedojmë një hapësirë të favorshme për të mbajtur këtë luan. Mirëpo, angazhimi ynë nuk do të mungon për të gjetur një zgjidhje sa më të mirë për këtë luan.

Blerim Kuçi

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara